POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, nis numërimi i votave nga diaspora

Në qendrat numërimit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në mbi 80 për qind të vendvotimeve. Sipas rezultateve paraprake Lëvizja Vetëvendosje kryeson me rreth 43 për qind të votave, ku numrin më të madh mbi 190 mijë vota i ka marrë kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21 për qind të votave, ku kryson kryetari Bedri Hamza me mbi 96 mijë vota , Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 18 për qind të votave.

Deri tani kandidatja për presidente Vjosa Osmani numëron mbi 63 mijë vota, ku kryeson me një diferencë prej 5 mijë votash me kandidatin për kryeministër të këtij subjekti Lumir Abdixhiku. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7 për qind të votave, kryetari Ardin Gjini deri tani ka marrë mbështetjen e mbi 33 mijë votuesve.

Në këto të dhëna nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi nga jashtë Kosovës, të cilat ende nuk janë numëruar.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar që gjatë pasdites të nisë numërimin e votave nga diaspora, përkatësisht të të regjistruarve që votuan fizikisht më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Nga 27 mijë e 724 votues të regjistruar, të drejtën e votës e ushtruan rreth 81% e tyre përkatësisht  22 mijë e 414 qytetarë.

Paralelisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me verifikimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga jashtë Kosovës që votuan përmes postës.

Në bazë të rezultateve paraprake në Kuvendin e ri Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB