BallinaAtdheuZgjedhjet- Berisha: Hapja e fushatës më 11 prill në Tiranë

Zgjedhjet- Berisha: Hapja e fushatës më 11 prill në Tiranë

-

Partia Demokratike do ta hapë fushatën elektorale më 11 prill në orën 19:00 në Tiranë. Këtë e lajmëroi kreu demokrat, Sali Berisha i cili paralajmëroi se do të jetë “hapja më e bukur” dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve.

“Secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, tha Berisha.

Që në nisje të takimit me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve të PD në vend, Berisha tha se kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e kanë për detyrim paraqitjen e programit të realizuar në bashkëpunim me ekspertizat më të mira të Amerikës dhe Gjermanisë.

“Është programi që ka pasur mbështetjen dhe ndihmën e madhe të dy fondacioneve më prestigjioze të konservatorizmit në botë, fondacionit Heritage dhe fondacionit Adenauer”, u shpreh Berisha.

Përpara takimit me kryetarët e degëve, Berisha bisedoi me banorët e Bregut të Lumit në Tiranë ku premtoi se taksat do të shpërndahen në mënyrën më të mirë, në rroga dhe pensione më të larta, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...