BallinaBiznesi33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024

33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024

Autoritetet kanë identifikuar volumin e të ardhurave nga platformat e internetit për individët në Shqipëri.

Ndërsa kanë kujtuar datën e fundit për deklarimin e të ardhurave, 1 prill, nga verifikimet paraprake zyrtare deklarohet se rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët.

Në dorëzimin e DIVA 2024 (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) këto të ardhura janë përfshirë si detyrim për deklarim. Ky i fundit ka pësuar shtyrje për një ditë nga afati i mëparshëm, 31 mars, për shkak të ditës së pushimit.

Detyrimin për deklarimin e DIVA-s e kanë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024 kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milion lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të./ Entela Komnino, rtsh

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Cyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash

0
Autoritetet e qytetit të zyrihut kanë miratuar një kornizë për zbatimin e një projekti pilot që parashikon shkurtimin e javës së punës nga 42...