1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Votimi nga jashtë, KQZ: 9371 kërkesa të regjistruara, 1435 të miratuara

Duhet ti lexosh

Sot, në ditën e tretë të hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë u jep mundësinë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maji, janë regjistruar në total 9371 kërkesa (deri në orën 17:00).

Nga këto, sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë miratuar 1435 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 6721 (71,72%) kërkesa, ndërsa femrat janë 2650 (28,28%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 2925 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3545 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 1733 dhe mbi 56 vjeç janë 1194 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 967 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 196 kërkesa, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit