BallinaAtdheuFushata parazgjedhore, një delegacion Parlamentar i KiE-së viziton Kosovën

Fushata parazgjedhore, një delegacion Parlamentar i KiE-së viziton Kosovën

-

Një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE- APKE), e udhëhequr nga Petra Bayr (Austri) do të bëjë një vizitë në Kosovë më 16-17 janar për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe politike dhe klimën para zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

Në Prishtinë, delegacioni do të takohet me presidenten e Kosovës, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe me krerët dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore politike të Kuvendit.

“Janë paraparë takime edhe me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në (PACE- APKE), me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kryesuesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, me anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të bashkësisë diplomatike, shoqëria civile dhe media. “Delegacioni pritet të lëshojë një deklaratë në fund të vizitës. Një delegacion i plotë prej 20 anëtarësh do të udhëtojë në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në komunikatën Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kriza në Lindjen e Mesme rëndon Evropën: Fatura e importit të...

0
Tensionet gjeopolitike dhe pasiguria në tregjet globale të energjisë kanë rritur ndjeshëm kostot për Bashkimin Evropian. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, BE-ja...