BallinaAktualitetiVon der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s...

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rrëzimi i një avioni luftarak rus që shkel hapësirën ajrore të NATO-s është një opsion “në tryezë”. Deklarata u bë gjatë një interviste për CNN, ku Von der Leyen theksoi rëndësinë e mbrojtjes së territorit të aleancës.

“Mendimi im është se ne duhet të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë,” tha ajo. “Kjo do të thotë që nëse ka një ndërhyrje në hapësirën tonë ajrore, pas një paralajmërimi, pasi të jetë bërë shumë i qartë, padyshim që opsioni i rrëzimit të një aeroplani luftarak që ndërhyn në hapësirën tonë ajrore është në diskutim.”

Von der Leyen e cilësoi veprimtarinë e Rusisë si pjesë të një “lufte hibride” që ka vite që po zhvillohet kundër demokracive evropiane.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet,” theksoi ajo.

Ajo sqaroi se ndonëse një vendim i tillë është kompetencë e NATO-s, ajo dëshiron të jetë e qartë se “territori ynë nuk mund të preket.”, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...