BallinaEKSKLUZIVEVjosa Osmani Procedon Amendamentet për Zgjedhjen e Drejtpërdrejtë të Presidentit

Vjosa Osmani Procedon Amendamentet për Zgjedhjen e Drejtpërdrejtë të Presidentit

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se kjo iniciativë vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, amendamentet janë hartuar më herët nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it”, shkroi Osmani.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin ndryshimet kushtetuese, duke theksuar: “Tash e tutje, le të flasë populli!”

Ky hap i Presidentes Vjosa Osmani mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit, duke i dhënë qytetarëve rol të drejtpërdrejtë në këtë proces.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Harry Kane drejt rinovimit me Bayern Munich, marrëveshja pritet të zyrtarizohet...

0
Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij me Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka konfirmuar se negociatat për rinovimin e kontratës kanë...