BallinaEKSKLUZIVERama në Bruksel për Samitin e Zgjerimit të Euronews, takime me drejtuesit...

Rama në Bruksel për Samitin e Zgjerimit të Euronews, takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

-

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum të nivelit të lartë që vendos në fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivën e vendeve kandidate për anëtarësim.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kreu i qeverisë shqiptare do të diskutojë me gazetarët e Euronews mbi ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, progresin e arritur deri më tani dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe puna që po zhvillohet për përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vijon paralelisht negociatat dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës. Axhenda e vizitës në kryeqendrën europiane përfshin gjithashtu takime të rëndësishme diplomatike. Kryeministri Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa zgjerimi i BE-së mbetet një nga çështjet kryesore në agjendën politike europiane.

Pjesëmarrja në samit dhe takimet me përfaqësuesit e lartë të institucioneve europiane dhe të NATO-s pritet të shërbejnë si një tjetër mundësi për të diskutuar perspektivën europiane të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Forcat shumëkombëshe drejt Ukrainës, 3 mijë ushtarë përgatiten për dislokim pas...

0
Forcat shumëkombëshe mund të vendosen në territorin ukrainas brenda një muaji nga arritja e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Misioni parashikohet të ketë karakter...