POSTIMET E FUNDIT

Vigan Berisha pret Enkel Rexhepin në Cyrih, theksohet mbështetja për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Cyrih, 08 qershor 2026 – Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mirëpriti sot Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe ruajtjes së lidhjeve të ngushta ndërmjet institucioneve shqiptare dhe bashkatdhetarëve nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Vizita e Rexhepit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih u vlerësua si një hap i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe për mundësitë e mbështetjes nga institucionet e Kosovës dhe diaspora shqiptare.

Lidhur me këtë takim, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në një deklaratë të publikuar, siç mëson edhe HelveticALForum.ch, ka theksuar rëndësinë e rolit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të bashkëpunimit me mërgatën shqiptare.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëpres në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Enkel Rexhepi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës. Me këtë rast, e përgëzova për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe angazhimin e tij në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjatë takimit, u njoha nga afër me aktivitetet, sfidat dhe prioritetet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, si dhe me përpjekjet e vazhdueshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kombëtare, arsimore, kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Biseduam gjithashtu për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin e mërgatës shqiptare në mbështetjen e projekteve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin dhe afirmimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me këtë rast, theksova se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Në kuadër të mandatit tonë, do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje institucionale, të kultivojmë bashkëpunimin me përfaqësuesit e tyre dhe të kontribuojmë në forcimin e lidhjeve me vendlindjen. I urova z. Rexhepi suksese të mëtejshme në misionin e tij fisnik dhe të rëndësishëm në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe avancimit të të drejtave të tyre.”

Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe për forcimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në diasporë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e projekteve arsimore, kulturore dhe kombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen, me synim realizimin e iniciativave konkrete që do të kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB