BallinaArsimiUniversiteti i Prishtinës sot nderoi Joseph e Shirley DioGuardin

Universiteti i Prishtinës sot nderoi Joseph e Shirley DioGuardin

-

Universiteti i Prishtinës sot ndau titullin e tij më të lartë ‘Doctor Honoris Causa’ për ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardin dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardin.

Ish- kongresisti Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi për më shumë se katër dekada në kuadër të aktiviteteve lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, u angazhuan pa ndërprerë për të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe për një jetë më të mirë të të gjithë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëshortët DioGuardi me punën e tyre të përditshme dhe të pandalshme vazhdimisht i shtuan miq të fuqishëm amerikanë Kosovës dhe kauzës shqiptare, duke ndikuar që sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet.

RektoriI I Universitetit të Prishtines  Arben Hajrullahu “Falë angazhimit tuaj dhe të shumë miqve të Kosovës, narrativa e një regjimi represiv dhe antidemokratik u sfidua dhe u demaskua plotësisht.

Angazhimi juaj nuk u kufizua vetëm në Kosovë. Ju depërtuat përtej Perdes së Hekurt të regjimit komunist në Shqipëri, duke u takuar me presidentin e fundit komunist të vendit, Ramiz Alia, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.

Nga një vend atëherë pothuajse tërësisht i izoluar prej botës, ndihmuat që të dilnin në dritë edhe dëshmi mbresëlënëse për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore — një histori e lidhur ngushtë me kodin shqiptar të ‘Besës’ dhe me përgjegjësinë morale për ta mbrojtur tjetrin në kohë rreziku e krize.

Që nga viti 2023, ju jeni me laureatë të Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sot,  kur Universiteti i Prishtinës po ju ndan nderimin e tij më të lartë, titullin Doctor Honoris Causa, unë si rektor i këtij universiteti e ndjej jo vetëm privilegjin, por edhe peshën morale të këtij çasti.

Kosovës i është dhënë shumë nga njerëz sikur ju. Prandaj, mirënjohja jonë nuk është vetëm me ceremoniale; ajo është pjesë e kujtesës sonë publike dhe e detyrimit tonë për t’u treguar brezave të rinj emrat e atyre që në kohët më të vështira zgjodhën të qëndronin në anën e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Shumë i nderuar zoti dhe zonja DioGuardi,

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, një institucion që për dekada ka bartur mbi vete jo vetëm misionin e dijës dhe të arsimimit, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë moderne të vendit. Sot ai po punon fort të jetë gjithnjë e më i hapur ndaj botës, më i lidhur me qendrat ndërkombëtare të dijës dhe më i pranishëm në rrjetet akademike globale”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kongresmenin dhe veprimtarin shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi, ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Hajrullahu tha se angazhimi i DioGuardit ka ndihmuar në sfidimin e narrativës së regjimit represiv dhe antidemokratik ndaj Kosovës, duke theksuar se veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në Kosovë.

“Falë angazhimit tuaj dhe të shumë miqve të Kosovës, narrativa e një regjimi represiv dhe antidemokratik u sfidua dhe u demaskua plotësisht.

Angazhimi juaj nuk u kufizua vetëm në Kosovë. Ju depërtuat përtej Perdes së Hekurt të regjimit komunist në Shqipëri, duke u takuar me presidentin e fundit komunist të vendit, Ramiz Alia, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërin”.

Rektori i UP-së përmendi edhe angazhimin e DioGuardit për të nxjerrë në dritë dëshmi mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e lidhur këtë histori me traditën shqiptare të Besës.

“Nga një vend atëherë pothuajse tërësisht i izoluar prej botës, ndihmuat që të dilnin në dritë edhe dëshmi mbresëlënëse për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore — një histori e lidhur ngushtë me kodin shqiptar të ‘Besës’ dhe me përgjegjësinë morale për ta mbrojtur tjetrin në kohë rreziku e krize”.

Hajrullahu rikujtoi gjithashtu se DioGuardi është laureat i Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës që nga viti 2023, duke e cilësuar ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës si një moment me peshë të veçantë.

“Që nga viti 2023, ju jeni me laureatë të Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sot, kur Universiteti i Prishtinës po ju ndan nderimin e tij më të lartë, titullin Doctor Honoris Causa, unë si rektor i këtij universiteti e ndjej jo vetëm privilegjin, por edhe peshën morale të këtij çasti”.

Sipas rektorit, mirënjohja ndaj personaliteteve që kanë kontribuar për Kosovën duhet të jetë pjesë e kujtesës publike dhe e edukimit të brezave të rinj.

“Shumë i nderuar zoti dhe zonja DioGuardi, Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, një institucion që për dekada ka bartur mbi vete jo vetëm misionin e dijës dhe të arsimimit, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë moderne të vendit. Sot ai po punon fort të jetë gjithnjë e më i hapur ndaj botës, më i lidhur me qendrat ndërkombëtare të dijës dhe më i pranishëm në rrjetet akademike globale”.

Ai theksoi se Universiteti i Prishtinës, përmes këtij nderimi, po shpreh mirënjohjen institucionale për kontributin e DioGuardit dhe rolin e tij në momente të rëndësishme për Kosovën, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Manchester United po përgatit 50 milionë euro për yllin e Real...

0
Manchester United është i vendosur të bëjë një deklaratë të madhe në tregun e transferimeve dhe po përgatit një propozim zyrtar për mesfushorin francez...