POSTIMET E FUNDIT

Trump: Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donad Trump deklaroi se Irani është dakordësuar që të mos e mbyllë më Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump u shpreh se Hormuzi nuk do të përdoret më si armë kundër botës.

“Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit. Nuk do të përdoret më si armë kundër botës! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi bëri të ditur të premten se Ngushtica e Hormuzit, rrugë ujore shumë e rëndësishme për tregtinë globale, do të jetë “plotësisht e hapur” për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi i arritur mes Libanit dhe Izraelit.

Araqchi tha në një postim në X se Ngushtica është e hapur për të gjitha anijet tregtare gjatë pjesës së mbetur të armëpushimit 10-ditor midis forcave izraelite dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, për të cilin arritën marrëveshje Izraeli dhe Libani nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Araqchi shtoi se kalimi i anijeve duhet të bëhet përgjatë itinerarit të shpallur nga Organizata e Porteve dhe Detarisë së Iranit, transmeton abcnews.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB