1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“To Callisto”, anija turistike ndalon në portin e Durrësit

Duhet ti lexosh

Anija turistike “To Callisto” u rikthye sot në ndalesën e saj të parë për këtë sezon në portin e Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se një nga vizitoret besnike të portit më të madh në vend është ankoruar ditën e sotme në kalatën nr.5, ku ka sjellë dhjetëra turistë të huaj për të vizituar sitet turistike të qytetit.

Anija ”To Callisto” lundron nën flamurin e Shën Kits dhe Nevis, ka një kapacitet akomodues deri në 34 pasagjerë, është 50 metra e gjatë dhe 8 metra e gjerë, njofton oranews.

PAMJET/ “To Callisto”, anija turistike ndalon në portin e

Kjo nuk do të jetë ndalesa e saj e vetme në Portin e Durrësit, pasi ajo pritet të rikthehet sërish në brigjet e Durrësit përgjatë këtij sezoni veror.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit