Transferimi i Rafael Leaos te Galatasaray ka shkaktuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm te tifozët e klubit turk. Ylli portugez nuk ka zbritur ende në fushë me fanellën e re, por tashmë ka regjistruar një rekord të rëndësishëm jashtë saj. Sipas raportimeve të mediave turke, rreth 50 mijë fanella me emrin e Leaos janë shitur brenda vetëm pak ditësh nga prezantimi i transferimit. Portugezi do të mbajë numrin 27 te Galatasaray dhe fanella me emrin e tij është kthyer në një prej produkteve më të kërkuara nga tifozët. Në Stamboll, mbështetësit e klubit kanë nisur ta shfaqin masivisht fanellën e re, duke dëshmuar pritshmëritë e mëdha që shoqërojnë ardhjen e sulmuesit. Leao u prit në Turqi me entuziazëm të madh, në një atmosferë që i ka dhënë atij një shtysë të re pas një periudhe të vështirë te Milani. Sulmuesi portugez ishte përballur me kritika dhe momente tensioni në San Siro, ndërsa kalimi te Galatasaray duket se i ka rikthyer menjëherë emocionin dhe besimin. Shifrat e shitjeve të fanellave janë një tjetër tregues i impaktit që ka pasur transferimi i tij në Turqi. 50 mijë fanella në pak ditë përbëjnë një shifër të jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh se Leao ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me Galatasarayn, transmton kjone.
Tifozët e Galatasaray të çmendur pas Leao-s, 50 mijë fanella të shitura në 3 ditë!
-










