BallinaEKSKLUZIVETë gjithë minatorët e Trepçës dalin në sipërfaqe pas ndërprerjes së energjisë

Të gjithë minatorët e Trepçës dalin në sipërfaqe pas ndërprerjes së energjisë

-

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ekipet e Trepçës, të KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen e minatorëve dhe rregullimin e defektit me të cilin u përball dje miniera e Trepçës në Stan Tërg. Duke ndarë një fotografi të minatorëve pas daljes, Rizvanolli konfirmoi se të gjithë minatorët që u bllokuan në minierë, dolën në sipërfaqe, me të fundit që u nxorën në orën 02:50 të mëngjesit.

“Të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë. Ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.

Falënderoj ekipet e Trepçës, KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan për përballimin e situatës” shkroi Rizvanolli.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes “Trepça” Sh.A., avaria ka ndodhur më 7 tetor 2026, rreth orës 19:30, në trafon Tuneli i Parë, përkatësisht në sistemin 35 kV.

Në momentin e ndërprerjes së energjisë, 63 minatorët ndodheshin në ndërrimin e dytë të punës, i cili ishte paraparë të përfundonte në orën 23:00.

Pas incidentit, 54 minatorë kanë arritur të dalin në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërsa nëntë të tjerë kanë qëndruar brenda minierës deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Furnizimi me energji elektrike në minierë është rikthyer në orën 02:30 të mëngjesit të 8 tetorit, ndërsa nëntë minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ronaldo i dërgon mesazh Messit: “Ke gjithë respektin tim”

0
Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët e futbollit me një koment publik drejtuar Lionel Messit, duke vlerësuar karrierën dhe kontributin e argjentinasit me kombëtaren e...