BallinaAtdheuTakimi me Kurtin, ky është qëndrimi i Hamzës

Takimi me Kurtin, ky është qëndrimi i Hamzës

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se kanë diskutuar për situatën aktuale politike, nevojën e miratimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Hamza, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, tha se për PDK-në prioritet është miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara, pastaj janë të hapur për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Takimi me Kurtin, ky është qëndrimi i Hamzës

“Situata aktuale politike, me prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara, por edhe tema të tjera, duke përfshirë temën edhe të presidentit. Për neve, PDK, projektligji është pika e parë. Nuk kemi folur për emrat, por nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po si nevojë. Nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar për tema të tjera”, tha ai./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadorja e BE-së: Integrimi i Shqipërisë nuk është vetëm negociatë, por...

0
Ambasadorja nënvizoi se ky proces synon të afrojë popuj të ndryshëm brenda një hapësire të përbashkët, ku qytetarët gëzojnë të njëjtat të drejta dhe...