BallinaDiasporaTAKIM ME MËSUESEN QË SFIDON KOHËN

TAKIM ME MËSUESEN QË SFIDON KOHËN

Nga Saime ISUFI, koordinatore e LAPSH-it për kantonit e Bernit

Sot pata kënaqësinë të takoj mësuesen time të parë, Ismete Ahmetin, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së saj. Çdo takim me të është një frymëzim i veçantë. Në moshën 90-vjeçare, ajo vazhdon të rrezatojë urtësi, qetësi dhe një kthjelltësi mendimi që të mbush me forcë dhe energji.

Krahas mësueses, takova edhe vajzën e saj, Esferen, e cila me përkushtim ka ndjekur rrugën e nënës në fushën e arsimit, duke shërbyer ndër vite edhe si inspektore e arsimit. Ishte një kënaqësi e veçantë të shihja se si dashuria për dijen dhe edukimin është trashëguar nga një brez te tjetri.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim dhe formimin e brezave, pata nderin t’u dhuroj nga një ekzemplar të librit të Bardhyl Mahmutit, “Revolta e Syzifit”.

Takime të tilla të rikujtojnë se mësuesit e vërtetë nuk lënë gjurmë vetëm në bankat shkollore, por në jetën dhe kujtesën e nxënësve të tyre për gjithë jetën. Dhe mësuesja Ismete mbetet një nga ata njerëz të rrallë që, edhe pas nëntë dekadash, vazhdon të japë dritë, forcë dhe frymëzim.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Art bashkëkohor në “Luz art”, 15 artistë nga 9 vende sjellin...

0
Fshati Luzat i Tepelenës është kthyer në një hapësirë të artit bashkëkohor, duke mirëpritur 15 artistë nga 9 vende të ndryshme të botës në...

Çfarë mbetet pas nesh?