BallinaSportiSylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe...

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

-

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Ligën e Konferencës, ka bindur trajnerin Sylvinhon për ta ftuar në Kombëtare.Grumbullimi i Kombëtares kuqezi nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00.

Pjesë e listës janë edhe yjet e mëdha të ekipit si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani dhe Armando Broja.

PortierëThomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

MbrojtësElseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

MesfushorëYlber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama me diasporën në Michigan: Nuk jemi më vend mbijetese, por...

0
Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, përpara angazhimeve në kuadër...