BallinaDiaspora“RETURN TO KOSOVO” – Një dokumentar që të prek në shpirt e...

“RETURN TO KOSOVO” – Një dokumentar që të prek në shpirt e të kujton pse s’duhet harruar kurrë

-

Nga: Florim Useini, Zvicër

Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në një ngjarje të thellë emocionale, organizuar me përkushtim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, nën kujdesin e z. Vigan Berisha.

Në ambientet e GZ Seebach – Landhus Saal, Zürich, u shfaq dokumentari tronditës “Kthimi në Kosovë”, me regji të Julius Strauss dhe Vaughan Smith.

I nderuar që më shoqëruan: Fadil Asani – Kryetar i Xhamisë Drita në Luzern dhe Visar Robelli – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Ky dokumentar nuk është thjesht një tregim — është një pasqyrë e dhimbjes, e qëndresës dhe e forcës shpirtërore të njerëzve tanë.

Në qendër të historisë është Besnik Deliu, atëherë një fëmijë i vogël që shpëtoi nga masakra. Historia e tij të shkund shpirtin: është dëshmi e gjallë e barbarisë që ndodhi, por edhe e dritës që nuk u shua kurrë.

Gazetari Julius Strauss ishte zëri që i tregoi botës këtë realitet të hidhur, ndërsa Ymeri, një njeri që mbajti mbi supe barrën e dhimbjeve dhe sakrificave të pamasë, nuk u dorëzua asnjëherë. Përkundrazi — ai u bë shtyllë kurajoje për të gjithë, veçanërisht për Besnikun.

Kjo ngjarje është kujtesë e gjallë se liria e Kosovës nuk erdhi si dhuratë. Ajo u fitua me gjak, qëndresë dhe me zëra të guximshëm që nuk u heshtën.

Detyra jonë është ta mbajmë këtë kujtesë të pastër, ta nderojmë me dinjitet dhe ta përcjellim me krenari brezave që vijnë.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ali Ahmeti reagon pas vendimit në Hagë

0
Ali Ahmeti reagon pas vendimit në Hagë: “Nuk janë dënuar vetëm individët, por edhe historia e Kosovës” Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali...