Përgatiti Dashnim HEBIBI
Për herë të parë në Zvicër do të organizohet Superkupa “Kosovë – Diasporë”, një ngjarje sportive që pritet të bashkojë komunitetin shqiptar dhe dashamirët e futbollit nga mbarë Evropa. Ndeshja do të zhvillohet më 9 maj 2026, duke filluar nga ora 16:00, në Meyrin, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat FC Kosova Genève dhe FC Prishtina. Ky event historik organizohet nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, në bashkëpunim me Federata e Futbollit e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, me synimin për të forcuar lidhjet mes sportit dhe diasporës shqiptare.
Superkupa “Kosovë – Diasporë” nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por edhe një festë e identitetit dhe kulturës shqiptare, që synon të afrojë më shumë komunitetin dhe të promovojë talentet sportive shqiptare jashtë vendit. Organizatorët presin një interes të madh nga tifozët, duke e kthyer këtë përballje në një spektakël të vërtetë sportiv dhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët në diasporë, transmeton helveticALForum.ch.
Për kontakte:




