BallinaDiasporaSulmi në Magdeburg: Ambasada e Kosovës në Gjermani në gjendje gatishmërie

Sulmi në Magdeburg: Ambasada e Kosovës në Gjermani në gjendje gatishmërie

-

Pas sulmit të rëndë që ndodhi dje në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe komunitetin kosovar në këtë rajon.

Ambasada ka lëshuar një njoftim urgjent për shtetasit kosovarë që mund të kenë nevojë për ndihmë apo informacione.

Të gjithë të prekurit apo ata që kërkojnë mbështetje mund të kontaktojnë numrin emergjent të Ambasadës: +49 179 3670536. Përmes një deklarate, Ambasada shprehu solidaritetin e saj me popullin gjerman, duke theksuar se në këto momente të vështira qëndron përkrah miqve të saj në Gjermani. Hetimet për ngjarjen tragjike janë duke vazhduar nga autoritetet përkatëse gjermane, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Policia Ushtarake e FSK-së përfundon me sukses Kursin për Mbrojtje të...

0
Prishtinë, 11 tetor 2026 – Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të...