Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup bëhet zyrtarisht partner në projektin madhor evropian Co4RES (Coordinated Control for Renewable Energy Systems), i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit prestigjioz Horizon Europe.
Projekti udhëhiqet nga prorektori për Financa, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, dhe Dr. Artan Zejnullahi. Ky është një demonstrim i fuqishëm i përkushtimit të universitetit tonë drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Aleancë ndërkombëtare me 39 partnerë nga 15 shtete evropiane, ku pjesë e këtij rrjeti janë universitete elite si Imperial College London, KU Leuven, Technical University of Denmark (DTU), si dhe kompani e qendra kërkimore të njohura ndërkombëtare. Roli i UNT-së në këtë projekt, do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për energjinë e rinovueshme ndërmjet, parashikimit të prodhimit dhe konsumit të energjisë, zhvillimit të teknologjisë Digital Twins për stacionet transformuese si dhe automatizimit dhe testimit të sistemeve elektroenergjetike. Ky projekt për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup sjell thellim për zhvillim të kapaciteteve shkencore e kërkimore, përfshirje të profesorëve në projekte ndërkombëtare, shkëmbim të njohurive dhe teknologjive të avancuara si dhe mundësi të reja akademike për studentët dhe studiuesit tanë.

Ky projekt shënon një hap tjetër të madh drejt ndërkombëtarizimit të UNT-së dhe pozicionimit të saj në hapësirën evropiane të kërkimit!
Dituria, kërkimi dhe inovacioni janë ura jonë drejt Evropës.
#UniversitetiNënëTerezanëShkup#UNT#Co4RES#HorizonEurope#EuropeanUnion#Research#Innovation#RenewableEnergy#EnergyTransition#InternationalCooperation#Shkup#Skopje#NorthMacedonia










