BallinaAktualitetiVotimi nga jashtë, KQZ: 9371 kërkesa të regjistruara, 1435 të miratuara

Votimi nga jashtë, KQZ: 9371 kërkesa të regjistruara, 1435 të miratuara

Sot, në ditën e tretë të hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë u jep mundësinë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maji, janë regjistruar në total 9371 kërkesa (deri në orën 17:00).

Nga këto, sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë miratuar 1435 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 6721 (71,72%) kërkesa, ndërsa femrat janë 2650 (28,28%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 2925 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3545 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 1733 dhe mbi 56 vjeç janë 1194 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 967 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 196 kërkesa, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHBA rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

0
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën...