Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Vizitë në qendrën shëndetësore shtëpiake am.pm.Spitex në Mellingen

by administrator
16:39 15/04/25
in Përditshmëria e Diasporës
Vizitë në qendrën shëndetësore shtëpiake am.pm.Spitex në Mellingen
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook

/Nga: Dashnim HEBIBI, Mellingen/

Në kuadër të rubrikës sonë për shëndetësi dhe edukim profesional, redaksia e sam24.info vizitoi qendrën shëndetësore shtëpiake am.pm.Spitex, me seli në qytetin e bukur të Mellingen, kantoni Aargau. Kjo qendër, e cila ka mbi një dekadë përvojë në fushën e kujdesit shëndetësor shtëpiak, drejtohet me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga drejtorja menaxhuese znj. Fatmire Bajselmani.

Qëllimi i vizitës sonë ishte të njihemi nga afër me mënyrën e punës së kësaj qendre, veçanërisht me angazhimin dhe metodat që përdoren për edukimin dhe përgatitjen e studentëve të rinj, të cilët po ndjekin trajnim në profesionin e ndihmësit/e shëndetësor. Ajo që vumë re që në fillim ishte ambienti profesional, mikpritës dhe me kushte optimale për zhvillimin e praktikës mësimore.

Edukim cilësor dhe standarde të qarta për brezin e ri

Në bashkëbisedim me znj. Fatmire Bajselmani, mësuam se qendra am.pm.Spitex bashkëpunon rregullisht me institucione arsimore për të ofruar praktikë profesionale për studentët, kryesisht nga Zvicra, të cilët përgatiten për të hyrë në profesionin e kujdesit shëndetësor.

„Për ne është me rëndësi që çdo student të largohet nga këtu me dije të qarta, me etikë profesionale dhe me përgatitjen e duhur për t’u përballur me nevojat e pacientëve,” – thekson znj. Fatmire Bajselmani. Ajo shton se përtej aftësive teknike, studentët mësojnë edhe si të jenë njerëzorë, të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe gjithmonë pranë pacientit me dinjitet dhe respekt.

Në këtë qendër, aktualisht janë tre studentë në proces trajnimi. Njëri prej tyre është Rafael Seitz, student në vitin e parë, i cili pritet të fillojë vitin e dytë të studimeve. Ai shpreh kënaqësinë e tij për eksperiencën që po fiton në këtë institucion dhe falënderon të gjithë stafin, me theks të veçantë për znj. Fatmire Bajselmani, e cila, sipas tij, është gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe të udhëheqë me zemër dhe përkushtim.

“Zonja Fatmire Bajselmani është shumë e afërt me ne. Ajo dëshiron që të gjithë të jemi të përgatitur dhe të mësojmë mënyrën më të mirë të të ushtruarit të këtij profesioni,” – na tha Rafael. Për të, ky profesion është një kombinim i dijes, përkushtimit dhe humanizmit.

Udhëheqje profesionale për studentët

Përveç znj. Fatmire Bajselmani, kujdesin për edukimin e studentëve e mbikëqyr edhe znjushja Patrizia Löwe, e cila është përgjegjëse për ndjekjen e praktikës së tyre. Ajo na tregoi se këtë vit janë tre studentë që ndjekin trajnimin në këtë qendër, ndërsa pas pushimeve verore priten të fillojnë edhe tre studentë të rinj. Në fund të praktikës, këta të rinj do të pajisen me njohuri themelore prej tre viteve në fushën e kujdesit shëndetësor, dhe nëse dëshirojnë, mund të vazhdojnë më tej për dy vjet të tjera drejt specializimeve si motër medicinale (Diplomierte Pflegefachfrau/Pflefefachmann (Infermiere e kualifikuar dhe infermier i kualifikuar).

Një aspekt interesant që na tregoi znj. Fatmire Bajselmani ishte se gjatë shkollimit nuk përdoren medikamente reale për arsye sigurie. Në vend të tyre, studentët praktikojnë me kuti bosh ose mjete alternative si çokollata, për të mësuar si të identifikojnë dhe të shpërndajnë barnat në mënyrë të saktë dhe të sigurt. Kjo metodë është kreative dhe e sigurt, duke i përgatitur studentët pa i vënë në rrezik pacientët.

“Çdo tri ditë zhvillohet praktikë në qendrën tonë, ndërsa provimet kryhen këtu dhe në shkollë,” – tregon znj. Fatmire Bajselmani. “Studentët kanë klasën e tyre të veçantë dhe përdorin materiale të posaçme edukative që simulojnë situata reale të kujdesit ndaj pacientit.”

Një dekadë përkushtim dhe profesionalizëm

Qendra am.pm.Spitex ka tashmë mbi 10 vjet eksperiencë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake dhe është ndërtuar mbi parimet e përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit. Gjatë gjithë këtyre viteve, kjo qendër ka krijuar një imazh pozitiv dhe një reputacion të fortë në komunitetin lokal dhe më gjerë në kantone të tjera, duke qenë një partner i besueshëm për familjet dhe institucionet.

“Ky profesion kërkon shumë më tepër sesa dije – kërkon zemër dhe ndërgjegje të pastër,” – tha në fund znj. Fatmire Bajselmani.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ligjërata edhe në gjuhën shqipe nëse na vijnë të interesuar dhe i plotësojnë kushtet, për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen apo të përfshihen në këtë fushë kaq të nevojshme dhe humane.”

Ajo gjithashtu falënderoi redaksinë sam24.info për bashkëpunimin dhe përkushtimin për të informuar komunitetin mbi zhvillimet në fushën e kujdesit shëndetësor shtëpiak në Zvicër.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh