Kontakt

Helveticalforum.ch

Fuqia e Fjalës së Lirë!

Për të gjithë dhe me të gjithë mërgimtarët. Arenë e hapur për shoqëri, politikë, integrim, kulturë, sport, sociale. Nuk kemi anë të kundërta, rrezaton diell dhe optimizëm, prandaj edhe ne jemi për shkencë, për pasqyrim të arritjeve dhe gjithçka në përputhje me institutin dhe për institutin! 

Leja për ripërdorimin e materialeve

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Lajme të pacensuruara dhe debat të hapur. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale.

  1. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë, do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore me qendrën e saj në Cyrih të Zvicrës). Instituti Helvetik i Evropës Juglindore në Zvicër është i themeluar në vitin 2016, por i zyrtarizuar në vitin 2023 në shtetin zviceran. Qëllimi i themelimit të Institutit Helvetik të Studimeve të Evropës Juglindore është të promovojë shkencën dhe kërkimin e Evropës Juglindore në Zvicër, arsimin dhe trajnimin profesional, artin dhe kulturën, integrimin, mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik dhe sportin. Qëllimi i statuteve arrihet veçanërisht me kryerjen e ngjarjeve shkencore dhe projekteve kërkimore dhe dhënien e kontratave kërkimore. Instituti Helvetik i Evropës Juglindore hulumton përfshirjen e Zvicrës në shtetet e Evropës Juglindore si dhe ndikimin e migrimit nga kjo sferë në shoqërinë, politikën, ekonominë dhe kulturën zvicerane. Instituti do të mund të ofrojë gjithashtu programe bachelor dhe master si dhe programe doktorature pasi të jetë licencuar nga institucionet zyrtare dhe akademike. Instituti Helvetik i Studimeve të Evropës Juglindore punon me vetëmohim; ajo nuk ndjek në radhë të parë qëllimet e veta ekonomike. Kjo është shumë e rëndësishme, prandaj, aktivitetet e mërgatës sonë kudo që mbahen, kanë hapësirën e duhur. Respektojmë në çdo rast dinjitetin, reputacionin dhe jetën private të individëve. Nuk publikojmë shkrime apo komente që nxisin urrejtjen dhe dhunën, ose shkaktojnë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë, moshës, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, bindjes politike, besimit fetar, përkatësisë etnike apo sociale. Nuk shpejtojmë për të pasur shumë shkrime, por për shkrime të dorës së parë dhe që shërbejnë për të mirë profesionalisht. Fotot apo videot që vijnë në redaksi, nuk është e obliguar redaksia që t`ia kthej dërguesit. Stafi është profesionistë dhe nuk shkruajnë për hirë të të shkruarit. Çdo profesion, duke përfshirë dhe gazetarinë, është i rregulluar me kode të caktuara etike të cilat shërbejnë si rregullues i veprimit shoqëror dhe mbrojtës të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Duke u bazuar në kodet etike dhe profesionale, gazetarët mund t’i kryejnë detyrat detyrat e tyre me përgjegjësi e nder. Nuk do ti nënshtrohemi presionit nëse do të ketë të qasjeve sensacionaliste të raportimit, që vërshohemi nga numri i madh i informatave të rreme dhe sjellja etike si dhe përgjegjësia profesionale e gazetarëve shpesh kalojnë në planin e dytë. Prandaj profesioni i gazetarisë, qëllimi i të cilit para së gjithash është të shpalosë informata të vërteta dhe të verifikuara të interesit publik. Ne veprojmë në diasporë dhe kjo mërgatë meriton që ti ofrohen shkrime nga jeta e mërgimit ashtu siç e kuptojnë ata më së miri dhe më së lehti duke respektuar etikën profesionale.

 

Kujtojmë, se në vitin 1983 në Paris, nën ombrellën e UNESCO-s, u miratuan Parimet Ndërkombëtare të Etikës Profesionale në Gazetari, duke përfaqësuar mbi 400,000 gazetarë në mbarë botën. Këto parime gazetarëve sot u shërbejnë si udhëzime etike në raportimin medial. Në atdheun tonë, kemi shumë media dhe diaspora jonë informohet nga ato për ngjarjet atje, por ne do të mbulojmë aktualitetin e diasporës dhe do të jemi Fuqia e Fjalës së Lirë! Popujt që kanë diasporë, respektivisht elemente të kombit të shpërndarë nëpër botë, kanë të zhvilluar edhe një kënd të posaçëm të letërsisë, e cila, jo vetëm që i kushtohet asaj, por edhe që është rezultat i prodhuar nga personalitete që kanë vepruar në interes të kombit dhe kanë zhvilluar letërsinë, duke zhvilluar këtë art nga pozicione të ‘syrgjynosjes’ (Noli, 1926).

Diaspora shqiptare ka pasur rol të padiskutueshëm e vendimtar në shtetformimin e Kosovës dhe ky kontribut i saj është shumëdimensional. Thuajse çdo familje shqiptare është prekur nga jeta e mërgimit. Diaspora shqiptare ishte dhe do të mbetet arterja kryesore e të mirës për atdheun. Ajo që nga fillimi i shekullit të XX ishte afër atdheut, e posaçërisht në ditët e fundit të përmbylljes së tij, kur po vulosej fati i ekzistencës së shqiptarëve në Kosovë. Kontributi i diasporës gjatë vitit 1998-2008 për shtetëformimin e Kosovës ishte, jo vetëm i pakursyer, por edhe vendimtar. Mërgimi është plagë në vete. Prandaj, kjo diasporë e meriton shumë, që të jemi sa më afër edhe gjeneratës së re. Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës te kontakti.

 

Fuqia e Fjalës së Lirë!

 

Adresa:

Helvetisches Südosteuropa Studieninstitut

(helveticalforum.ch)

Obermühleweg 3b

8181, Höri (CH)

Emaili i redaksisë:

helveticalforum@gmail.com

Ju mirëpresim për bashkëpunim!

Emaili për shkrime

Email: helveticalforum@gmail.com

Ju mirëpresim për reklama!