Anija turistike “To Callisto” u rikthye sot në ndalesën e saj të parë për këtë sezon në portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se një nga vizitoret besnike të portit më të madh në vend është ankoruar ditën e sotme në kalatën nr.5, ku ka sjellë dhjetëra turistë të huaj për të vizituar sitet turistike të qytetit.
Anija ”To Callisto” lundron nën flamurin e Shën Kits dhe Nevis, ka një kapacitet akomodues deri në 34 pasagjerë, është 50 metra e gjatë dhe 8 metra e gjerë, njofton oranews.
Kjo nuk do të jetë ndalesa e saj e vetme në Portin e Durrësit, pasi ajo pritet të rikthehet sërish në brigjet e Durrësit përgjatë këtij sezoni veror.
