Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në SHBA kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Siç bën me dije e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ky është viti i katërt i mbajtjes së kësaj stërvitjeje të përbashkët. VanHorn ka qenë e pranishme gjatë ditës së sotme në këtë event.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi sot një stërvitje të përbashkët mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare në Rreth Greth. Ky është viti i katërt i kësaj stërvitjeje ku oficerët e ardhshëm të të dy vendeve kryejnë trajnime me fokus udhëheqjen dhe ndajnë përvojat e tyre ushtarake. Garda Kombëtare e Nju Xhersit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunojnë përmes programit të partneritetit të Departamentit të Mbrojtjes së ShBA prej mbi 20 vitesh. Shtetet e Bashkuara janë krenare që stërviten me aleatin tonë të NATO-s”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë./GT