Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

SHQIPONJA VRAJOLLI ZAHIRI: “Gruaja Shqiptare, që nga Epoka Ilire e Deri në Ditët e Sotme, ka Dhënë Kontribut të Madh“

by administrator
11:26 05/12/24
in Aktualiteti, Gruaja Shqiptare e Diasporës
SHQIPONJA VRAJOLLI ZAHIRI: “Gruaja Shqiptare, që nga Epoka Ilire e Deri në Ditët e Sotme, ka Dhënë Kontribut të Madh“
0
SHARES
156
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI /

„Kontributi i gruas shqiptare nuk është vetëm rritja dhe edukimi i fëmijëve, por edhe roli i rëndësishëm në fusha tjera. Mendoj se ka nevojë për mbështetje, përkrahje morale dhe konkrete, si për shembull, formimi i shoqatave në numër sa më të madh, kështu që të ketë organizim të tribunavepër të ngritur dhe fuqizuar sa më lart rolin e gruas shqiptare, si pjesë të shoqërisë, por edhe institucionale“, na tha, ndër të tjera, zonja Vrajolli-Zahiri.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se mereni? Cfarë profesioni keni?

Jam e lindur në Prishtinë, kam mbaruar shkollën e mesme elektroteknike dhe kam vazhduar pastaj me studime në Fakultetin Elektrotekniknë Prishtinë. Kam mbaruar edhe një shkollë në drejtimin e informatikës në vendlindje dhe pasi kam ardhur në Zvicër, kam studjuar, pastaj në shkollën e lartë për zyrë dhe kontabilitet dhe kam ndjekur kurse të ndryshme sociale. Aktualisht punoj në Komunën e Opfikonit, në projekte familjare. Jam edhe animatore leximi. Ofroj kurse në gjuhën shqipe për fëmijë dhe punoj në aktivitete dhe projekte të ndryshme për fëmijë dhe të rritur.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Në Zvicër kam migruar në vitin 2006, në moshën 23 vjeçare.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Jemi 5 anëtarë në familjen time në Zvicër, bashkëshorti im, vajza ime 13 vjeçare, djali im 9 vjeçar dhe vjehrra,e cila jeton me ne. Familjarët tjerë, nga ana e burrit, jetojnë, poashtu në Zvicër dhe janë në afërsi, kurse familja ime, prindërit, njëra motër dhe vllai jetojnë në Kosovë. Motra tjetër jeton në Belgjikë.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Ditët e para në Zvicër nuk ishin aspak të lehta.Më mungonte familja, vendlindja dhe gjithçka që më rrethonte ishte e huaj. Përveç tjerash, kure kujtoj se në atë kohë Kosova nuk njihej ende si shtet nga shteti zvicran dhe shkollimi im nukpranohej, ishte edhe më vështirë. Më duhej të pajtohesha me faktin që të filloja çdo gjë nga fillimi.

Megjithatë, mua nuk më mungonte vullneti, vetbesimi e as përkrahja nga bashkëshorti im, arsye të cilat ishin shtytëset kryesore për arritje.
Një ndër përparësitë e rëndësishme që e posedoja, si armë të fortë depertuese, ishin gjuhët e huaja, të cilat, fatmirësisht, i mësoj shpejt.  Brenda 5 muajsh arrita ta mësoja edhe gjuhën gjermane. Kështu, pastaj, me punë dëshmova se shkollimi im profesional në Kosovë ishte real.

 

Cila është veprimtaria juaj publike, jashtë punës së zakonshme?

Përveç punës së zakonshme në Komunën e Opfikonit, punoj si aktiviste, që nga viti 2014, në Shoqatën e quajtur Femmestische (Tryeza e Gruas), në Zvicër, ku mbaj seminare për familje në gjuhën shqipe dhe gjermane, në të cilat flitet për shëndetin, integrimin dhe parandalimet. Paralelisht dhe duke trajtuar temat e njëjta, punoj edhe në Shoqatën FISP (Fachstelle für Interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung), ku shpërndaj broshura shqip, mbaj seminare, bëj përkthime, etj.

Gjithashtu, punoj edhe në Shoqatën S.E.S.J (Starke Eltern Starke Kinder), ku jap informata dhe këshilla, në kuadër të shoqatës, për prindërit e të rinjve që gjenden mes shkollës dhe profesionit dhe organizoj edhe seminare me temat përkatëse dhe bëj përkthime.

Punoj edhe si animatore leximi, projekti “Schenk mir eine Geschichte“ (Më dhuro një tregim), ku udhëheq kurse për fëmijët parashkollorë në gjuhën shqipe.

Merreni edhe me poezi. Zakonisht shkruani në Zvicër apo kur jeni në atdhe?

Po, është e vërtetë, merrem edhe me poezi dhe tani nga fundi i vitit të kaluar (2023) kam realizuar edhe botimin e librit tim të parë me përmbledhje poezish të titulluar ‘Gjuha e Zemrës’. Qysh nga shkolla fillore, si nxënëse, kam filluar të shkruaj. Poezitë i kam ruajtur ndër vite e pastaj kam vazhduar të shkruaj edhe në Zvicër. Pavarësisht nga vendi se ku ndodhem, shkruaj kur kam një inspirim nga një ndjenjë e veçantë, e cila më krijohet nga mendimet apo si rrjedhojë e përjetimeve të mia ose të të tjerëve.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicrane?

Mendoj se kam arritur mjaft mirë të integrohem në shoqërinë zvicrane. Gjuha e vendit ku jetojmë është kushti kryesor për integrim, por integrimi për mua nënkupton angazhim të vazhdueshëm.Sot, mund të them, se ndjehem shumë e lumtur, për faktin se i kam dhënë prioritet gjuhës zvicrane dhe kështu kam arriturtë integrohem edhe në aspekte tjera, si profesionale, edhe sociale.

Foto me bashkëshortin dhe fëmijët

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Jo aq, sa do të doja.Mundohem që sa më shpesh të shkoj në vendlindjen time në Prishtinë, por më shumë se dy herë në vit nuk arrij të shkoj, për shkak të angazhimeve të shumta.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Gruaja shqiptare, që nga epoka ilire e deri në ditët e sotme, ka dhënë kontribut të madh në fushëveprimin e gjithëmbarshëm për synime të shenjta, me qëllim të emancipimit të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi.
Gruaja shqiptare është e dalluar nëpër periudha të ndryshme kohore, me ndershmërinë, mençurinë, patriotizmin, etj. Kemi shumë personalitete të shquara, të cilat kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme.

Është e pamundur të përmendet vetëm një, por gjatë 3 dekadave të fundit, për shembull, kemi për humanizëm, të madhen Nënën Terezë; për patriotizëm, Xhevë Lladrovcin;për politikë, Nekibe Kelmendin; për art, kulturë, muzikë kemi Nexhmije Pagarushën, Leze Qenën, Majlinda Kelmendin, Dua Lipan, etj.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Mendoj se gruaja shqiptare është shumëdimensionale, sepse është në shërbim të vazhdueshëm të familjes, shoqërisë dhe kombit shqiptar.Kjo forcë hyjnore u reflektua edhe në frymëzimin për dashurinë ndaj atdheut, ku shumë gra iu bashkuan edhe luftës.Kemi heroinën e luftës së fundit, Xhevë Lladrovci, e cila, një kohë ka vepruar nga Gjermania, në organizimin dhe sensibilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që pastaj, në formë aktive, u përfshi edhe në luftë direkte kundër armikut.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjën e traditës kombëtare (etnokultutrës tonë)?

Gjenerata e fëmijëve tanë dhe gjeneratat që vijnë, nëse rriten, flasin dhe shkollohen në vend dhe me gjuhë të huaj, e kanë më të vështirë që të ruajnë traditën kombëtare, por jo të pa mundur, sidomos kur ne, si prindër dhe shoqëria shqiptare, kujdeset për ruajtje dhe përcjellje të vlerave sociale, kulturore dhe historike.

Fatmirësisht, në të gjitha vendet ku kadiasporë shqiptare, kemi shoqata dhe shkolla shqipe, që punojnë me dinjitet dhe përkushtim për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Duke pasur parasysh faktin se kontributi i gruas shqiptare nuk është vetëm rritja dhe edukimi i fëmijëve, por edhe roli i rëndësishëm në fusha tjera, mendoj se ka nevojë për mbështetje, përkrahje morale dhe konkrete, si për shembull, formimi i shoqatave në numër sa më të madh, kështu që të ketë organizim të tribunave për të ngritur dhe fuqizuar sa më lart rolin e gruas shqiptare, si pjesë të shoqërisë por edhe institucionale.

Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Zvicër për sukseset e juaja. Komenti juaj?

Falemnderit!Ndjehem e nderuar që vlerësoni se jam shembull apo model për gjeneratat e reja, të cilët janë e ardhmja jonë.Është ndjenjë e veçantë lumturie dhe jam krenare kur shoh sepuna ime është forcë motivuese për tjerët.Nëse kontributi im ndikon në nxitje për përparim, sukseset e mia janë, pastaj, produkt i ndërsjellët i kësaj rezonance dhe energjie pozitive.

Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?

Gruaja shqiptare ka arritur që në të gjitha trevat shqiptare, edhe jashtë atdheut, të integrohet, të punojë, të veprojë me sukses në mjediset ku gravitojnë. Zëri i saj dëgjohetçdo ditë e më shumë, mirëpo mendoj se ende nuk dëgjohet mjaftueshëm dhe se zëri i gruas shqiptare duhet të ngritet dhe të fuqizohet, para se gjithash, kundër dhunës.

Do të duhej që gruaja shqiptare ediasporës të jetë më e organizuar?

Sa i përket organizimit, mendoj se gratë shqiptare të diasporës, një pjesë e tyre arrinë mjaft mirë të organizohet dhe të menaxhojë familjen, profesionin, punën dhe funksionon për mrekulli në role të ndryshme, sidomos kur ka mbështetje nga bashkëshorti.Pjesa tjetër e grave shqiptare të diasporës, për shkak imponimeve të karaktereve të ndryshme, në mungesë të përkrahjes apo arsyeve tjera, nuk mund të organizohet sa duhet dhe në atëmënyrë që t’i realizojë aspiratat e saja. (Intervista është botuar në librin „Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (Pjesa e dyë  )“ me autor PhD.Dashnim HEBIBI.

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh