Pasi u nderuan sponsorizuesit, mysafirët, njerëzit e artit dhe të kulturës, kryesia, orkestra, disa nga mediat që veprojnë në diasporë dhe disa valltare e valltarë dhe disa nga ata që ndihmuan në forma të ndryshme SHKA „Dardaninë“, ne nuk i harruam fëmijët.
Ata janë e ardhmja e Dardanisë. Luajtëm rolin e Babadimrit dhe i nderuam me disa dhurata modeste duke ia bërë me dije, se i duam e do ti duam dhe shpresojmë shumë te ata, që do ta vazhdojnë misionin tonë, që të mos harrohet gjuha, tradita jonë kombëtare dhe të ruajmë e trashëgojmë miqësinë me zviceranët dhe gjithë Zvicrën.
Nga Shefqet Cakolli, njëri nga themeluesit e SHKA „Dardania“ dhe drejtues i saj
helveticALforum