BallinaAtdheuÇifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se pas 30 ditësh agjërimi, sakrificash dhe lutjesh, besimtarët festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

“Të dashur miq, pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi. Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin.” u shpreh Berisha. Festimet e Bajramit shënojnë një moment të rëndësishëm reflektimi, paqeje dhe solidariteti për komunitetin mysliman dhe shoqërinë shqiptare në tërësi, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 10 mijë shqiptarë priten në Hagë

0
Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi...