1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Regjistrimi i diasporës – Në orën 24 mbyllet aplikimi, mbi 285 mijë kërkesa

Duhet ti lexosh

Ora 24 e ditë së martë (4 mars) është afati i fundit i aplikimit të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, për t’u regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së në funksion të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani shifrat tregojnë mbi 285 mijë kërkesa, nga të cilat janë pranuar mbi 228 mijë.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar projektvendimin për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medies online nga institucionet publike në zgjedhje.

Do të bëjmë një ndryshim të projektaktit, duke përfshirë që në titull edhe funksionarët publikë, pasi edhe ata janë subjekt i trajtesës në këtë projektakt, duke përfshirë edhe pjesën e komunikimit online jo vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe në faqet e internetit e të tjera komunikime online,” u shpreh kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu, KQZ-ja ka shqyrtuar disa denoncime të bëra nga Partia Demokratike lidhur me përdorimin e burimeve publike nga disa institucione në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Hajri Mahmutaj, rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit