Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Rama dhe Veliaj përurojnë dy godina të reja në “Qytetin Studenti”: Kushte europiane për studentët

by administrator
14:18 03/02/25
in Arsimi
Rama dhe Veliaj përurojnë dy godina të reja në “Qytetin Studenti”: Kushte europiane për studentët
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Dy godina të reja dhe me standarde europiane i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu morën pjesë në ceremoninë e përurimit të konvikteve të reja, të transformuara falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me efiçencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”.

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi faktin se ky investim ofron një realitet të ri për studentët. “Më vjen mirë që vazhdojmë subvencionimin e pagesës për studentët. Një dhomë në këto konvikte kushton më pak se 20 lekë në ditë. Pra, sa një kafe dhe një ujë në ditë. Në total është një shumë prej 5500 lekësh në muaj, ndërkohë që në realitet kostoja është shumë më e lartë. Ne si të majtë besojmë se këtë kosto do e ndajmë bashkë me studentët. Bashkia e Tiranës paguan më shumë se 6000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ujin, dritat, internetin e çdo gjë tjetër, ndërkohë që studentët paguajnë më pak se 200 lekë në ditë, për një ambient që do ta kishte zili çdo hotel me 3-4 yje në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë bërë politika sociale dhe solidariteti për të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga fëmijët, studentët dhe deri te pensionistët.

“Kjo është arsyeja pse iu bashkuam trenit të reformave të qeverisë për pensionet dhe, ashtu siç qeveria dha një bonus për pensionistët dhe do japë edhe një tjetër, Bashkia e Tiranës bëri kontributin e saj nëpërmjet abonesë falas për të gjithë pensionistët. Janë mbi 30 mijë pensionistë që tashmë e kanë tërhequr abonenë. Jemi hapur nga ora 7.00 deri në 19:00 të darkës. Kemi shtuar pikat për këtë muaj dhe më vjen mirë që, në total, për çdo pensionist, kontributi me abonenë falas është 192 mijë lekë në vit”, u shpreh Veliaj.

Një mesazh, kreu i Bashkisë dha edhe për skeptikët: “Për të gjithë ata që ulërasin sot e gjithë ditën dhe që shqetësohen për rininë, do të duhet të krahasojmë ‘Qytetin Studenti’ të tyre me ‘Qytetin Studenti’ që kemi sot. Krahasojmë natën me ditën, krahasojmë mesjetën me kushtet e reja sot, ku praktikisht i njëjti konvikt, ku strehohen të gjithë studentët e huaj të Kolegjit të Evropës, është i njëjti konvikt, të njëjtat kushte, sikundër janë edhe gjithë studentët tanë.” Në fund, kryebashkiaku ndau idenë e përbashkët me kryeministrin Rama, kur tha se konviktet e reja mund të kthehen në një instrument investimi, duke i kthyer ato në Airbnb gjatë verës. Nga ky investim, në “Qytetin Studenti” përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh