BallinaAktualitetiPresidenti Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

Presidenti Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

-

I pranishëm në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi, Begaj e konsideron bisedën mes tyre si “miqësore”.

Sipas Presidentit, biseda u fokusua në rolin aktiv të vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si pjesë e punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u fokusua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen time Sekretarit të Përgjithshëm Guterre për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...