Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

PhD. Llukman Halili, i papërsëritshmi

by administrator
10:30 12/05/25
in Aktualiteti
PhD. Llukman Halili, i papërsëritshmi
0
SHARES
10
VIEWS
Share on Facebook

Mjafton të përmendet emri dhe mbiemri i tij që të kuptohet gjithçka. Ai është dhe do të mbetet vetë shkolla e gazetarisë – model profesionalizmi, përkushtimi dhe autenticiteti.

Pata fatin që me të isha i pandashëm fizikisht për 21 vjet dhe shpirtërisht do të jem me të derisa të shkoj tek ai një ditë. Llukmani nuk ishte thjesht gazetar, por zëri i së vërtetës, i drejtësisë dhe i dinjitetit shqiptar. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përgjithmonë. Shpirti i tij bëftë dritë në përjetësi! ( Shkruan Dashnim HEBIBI në profilin e tij në FB) Kujtim: 35 vjet nga vizita e parë në Shqipëri Nga: Fahri Musliu, mjeshtër i gazetarisë

Më 11 maj 1990 në Tiranë erdhi për vizitë sekretari i përgjithshëm i OKB, Peres De Kuelar, që ishte vizita e parë e një shefi të organizatës botërore. Nga redaksia e Rilindjes kërkova lejen për ta përcjellë këtë vizitë për të cilën mbretëron te interesim i madh i mediave evropiane e botërore. Për të shkuar në Shqipëri duhej viza dalëse jugosllave e dhënë nga policia dhe ajo hyrëse e dhënë nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd .

Për marrjen e vizës dalëse në policinë e Beogradit intervenoi sekretari jugosllav i informatave, Ivo Vajgël dhe vizën e mora, kurse atë hyrëse ma dha pa problem ambasadori Kujtim Hysenaj. Ndërkohë më telefoj gazetari i Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP) Llukman Halili (tash i ndjer) që mundësisht edhe atij ti sigurohet viza. Pasi bisedova me sekretarin Vajgël dhe ambasadorin Hysenaj, Llukman erdhi në Bg dhe i mori vizat. U kthyem bashkë për Prishtinë dhe më 10 maj në mëngjes u nisëm për Tiranë. Ishte kjo vizita jonë e parë në Shqipëri dhe ishim shumë të emocionuar, ndonëse unë kisha njohuri të mjaftueshme për gjendjen atje, dhe e para e gazetarëve shqiptar pas vitit 1981.

Në vendkalimin kufitar Qafa e Thanës afër Strugës, ku nuk kishte automjete, na priti policia kufitare dhe na u lut të presim në sallën e doganës ku pritem diku 30 min. E vazhduam rrugën plotë gëzim, kureshtje e emocione. Duke kaluar nëpër Librazhd shumë fëmijë na dilnin në rrugë, madje duke i dalë përpara makinës dhe kërkonin nga ne çamçakëza. Për fat patëm blerë dhe u jepnim duke vërejtur një gëzim tek veçantë në sytë e tyre. Këto pamje si dhe rasti tjetër kur disa ushtar afër kazernës na kërkuan cigare duhan, pak na zhgënjeu dhe demoralizoj.

Në Elbasan drekuam në hotelin e vetëm të qytetit, dhe të gjithë që ishin në sallë kur morën vesh nga jemi na përshëndesnin përzemërsisht.

Në Tiranë mbërritën në orët e mbrëmjes dhe u vendosem në hotel Dajtin në një dhomë në katin i parë. Në hotel ishin vendosur shumë gazetarë të huaj të cilët janë korrespondent nga Beogradi dhe e mbulojnë rajonin, si Misha Gleni, Lora Silber, Dejvid Bajden…

Më 11 maj sipas programit duhej të mblidhemi ora 10.00 para hotelit për të mësuar programin e vizitës së De Kuelarit.

Derisa bisedonim me shok mua e Llukmanit na u afrua një njeri pak më i moshuar se ne dhe na u prezentua si gazetari Qemal Sakajeva nga gazeta Bashkimi dhe tha se “më kanë caktuar të ju shoqëroj.” Unë, ndonjëherë e kam më të shpejtë gjuhën se mendjen, e duke e ditur sistemin policor në Shqipëri, ia ktheva “ju faleminderit por nuk kemi nevojë për përcjellje se deri këtu na kanë përcjellë”. Ai pak u hutua por e kuptoj dhe tha “do të ju shoqërojë gjatë kësaj vizite për të ju ndihmuar në punën tuaj”. Pastaj i kërkova falje, ju falenderova dhe vazhduam muhabetin. Me Qemalin kemi mbetur shok të mirë dhe miq familjar në kontakt të vazhdueshëm.

Qemeli kur shkova herave tjera, pas ndryshimeve demokratike, më tregoj se dy ditë para vizitës tonë në MPJ është mbajtur një brifing me gazetarë të Tiranës ku janë caktuar për ti shoqëruar gazetarët e huaj, me ç’rast ministri i informatave, Foto Çami lidhur me vizitën e gazetarëve të huaj, ish drejtuar direkt Qemalit: “Ti Qemal do ta kesh më vështirë se do ti përcjellësh dy gazetar kosovarë. Njëri vjen nga Beogradi dhe është ujk kurse tjetri nga Prishtina dhe është antikomunist i madh….

De Kuelar zhvilloi bisedime me presidentin e Shqipërisë Ramiz Alinë dhe pastaj në Ministrinë e Jashtme u organizua një takim tij me gazetar ku foli për vizitën. Ramiz Alija na përshëndeti në veçanti neve dy kosovarëve madje gjatë shtrëngimit të duarve me mua më tha: “Shoku Musliu, i lexoj të gjitha shkrimet tuaja nga Beogradi. Ju përgëzoj për punën shumë profesionale”.

Më 12 maj ishte planifikuar vizita e De Kuelarit në Berat ku ishim edhe ne gazetarët e shumtë. De Kuelar në bisedë me ne u shpreh i kënaqur me vizitën dhe bisedimet me udhëheqjen e vendit dhe optimist se në Shqipëri kanë filluar hapat e reformave ekonomike, të proceseve demokratike dhe hapjes së Shqipërisë. Ditën e katërt Qemali na njoftoi se Sofokli Lazëri, këshilltari kryesor i Ramiz Alisë dhe ideolog i PPSH na është lutur të shkojmë nesër për drekë në Gjirokastër. Pranuam pa hamendje. Por më vonë llogarita se do ta humbim tërë ditën dhe i thadh Llukit se nuk mund të shkojmë. Në mbrëmje i telefonova Qemalit se nuk mund të shkojmë në Gjirokastër por diku më afër shkaku I obligimeve profesionale. Ai u gjet në siklet si tia përcjellë këtë shokut Sofo por megjithatë e kishte njoftuar dhe ai kishte pranuar që të takohemi në Kënetën e Lezhës ku ishte edhe një rezidencë e Enver Hoxhës.

Të nesërmen u nisëm me Qemalin me makinën e redaksisë Bashkimi dhe atje mbërritëm ora 16.00 siç ishim marrë vesh ku në park na priste zoti Lazëri. Dreka kalo me muhabet të hapur e shpesh me kritika nga ana ime me që e kuptova se Sofo kishte njohuri të mëdha për Jugosllavinë dhe të përgjithshme. Pas e përfunduam drekën që zgjati tri orë zoti Sofo mu lut të shkoj në makinën e tij. Ashtu veprova dhe e vazhduam muhabetin e gjithanshëm deri një Tiranë. Për mua ishte një takim shumë i frytshëm dhe mbresëlënës. Por rezultoj edhe me një “pasojë”. Meqë pata kërkuar intervistë me shokun Ramiz dhe më thonin se së shpejti do ta realizoj, një ditë derisa sa në tarracën e hotelit i pika kafenë e mëngjesit mu afrua një zonjë dhe kërkoj të ulët. Tha se quhet Natasha dhe është përkthyese e shokut Ramiz, dhe në besë më tha “Zoti Musliu kam marrë vesh se shoku Ramiz nuk do t’ua jap intervistën sepse ka frikë nga provokimet që mund të ia bëni.” E kuptova se ky vendim është marrë pas takimit tim me shokun Lezëri.

Pas përfundimit treditore të vizitës së De Kuelarit unë me Llukmanin vazhduam edhe tre ditë tjera. Gjatë asaj kohe u njoftova me shumë personalitete të njohura të Tiranës: Fatos Nanon e Gramoz Paskon me të cilët zhvillova një intervistë për reformat ekonomike, me prof dr Akeks Luarasin ekspert i drejtësisë për ndryshimet demokratike, prof dr Sali Berishën, Agim Gjakovën, aktorin Reshat Arbanën, Dritero Agolli, Ismail Kadarenë me të cilin zhvilluam një intervistë bashkë me Llukmanin në banesën e tij dhe shumë gazetarë.

Një ditë para se të kthehemi kryetari i Lidhjes së Gazetarëve na u lut që të vazhdojmë edhe një javë qëndrimin si mysafir i Lidhjes, që e vlerësuam si mirënjohje të lartë dhe ashtu vepruam…

Këtu po i postoj disa pamje nga takimet tona me Ramiz Alinë, në redaksinë e gazetës Bashkimi ku Qemali ishte Kryredaktor e Hamit Boriçi drejtor, nga darka me gazetarë në Dajti dhe dreka e argëtimi në restorantin afër Kalasë së Beratit ku këndonte këngëtarja e njohur Zeliha Sina enkas për De Kuelar dhe gazetarët…

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh