Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Nuk dorëzohemi — as në shpirt, as në qëllim”

by administrator
07:59 24/05/25
in Aktualiteti, Mosha e Tretë
“Nuk dorëzohemi — as në shpirt, as në qëllim”
0
SHARES
26
VIEWS
Share on Facebook

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Intervistë ekskluzive me Kryetarin e OVL-së në Preshevë, z. Nazmi Hajredini

Në këtë intervistë ekskluzive për qendrën tonë mediale, kemi kënaqësinë të bisedojmë me z. Nazmi Hajredinin – një ndër figurat më të njohura patriotike të Luginës së Preshevës dhe kryetar i  Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së në Preshevë. Jeta e tij është e lidhur ngushtë me çështjen kombëtare, ruajtjen e kujtesës historike dhe përkujdesjen për familjet e dëshmorëve të UÇPMB-së. Në një kohë kur sfidat politike dhe shoqërore në Luginë janë të shumta, z. Hajredini ndan me ne qëndrimet, merakun dhe shpresat për të ardhmen e shqiptarëve në këtë trevë.

Patriot që nuk i është trembur kurrë syri, e nuk i trembet as sot.

Z. Nazmi Hajredini është emër i njohur në çdo skaj të Luginës. Një burrë fjale, besimi dhe morali. Te ai, një edhe një bëjnë dy. E bardha është e bardhë, e fjala mbetet fjalë. Kurrë nuk është shitur, e as nuk shitet. Besa, ajo shqiptarja e vjetër, ende jeton te ai — e rrënjosur thellë në shpirtin e një burri që njihen nga më i vogli deri te më i madhi.

Nuk përdor maska. Flet pak, por me peshë. Është familjar, shok i fortë, dhe i gatshëm të shtrihet për tokë që të ecin patriotët. Me shpirt po punon që të mos harrohen dëshmorët. Nuk bërtet kur flet, sepse trimëria e tij e gjen vendin e vet. Është i lodhur nga burgjet serbe, i lodhur nga mungesa e bashkëpunimit, por kurrë nuk është dorëzuar. Kurrë nuk pi kafe me ata që nuk janë të pastër në shpirt.

Jeta ecën, rrudhat i janë gdhendur në ballë, por ai nuk ka ndërmend të ndalet — jo deri në frymën e fundit. Ka shkruar histori. Është një nga të parët që nuk i harron dëshmorët. Sakrifikon edhe shëndetin për ta. Për hir të tyre, e sheh sot në Luginë, nesër në Shqipëri, pasnesër në Dardani e Iliridë.

Axha Nazmi e njeh armën siç e njeh rrahjen e zemrës së vet — me të është rritur. Por është paqësor. Nuk e do dhunën. Është kombëtar, jo nacionalist. Falënderon SHBA-të dhe shtetet mike të kombit tonë. Ka punuar e punon për të mos lejuar shtypjen e një kombi apo një gjuhe. Me frymë evropiane, i formuar edhe në Zvicër, kurrë nuk ka bërë llogari kush po i paguan kafenë — sepse gjithë jetën ka punuar me përkushtim dhe nder.

Kur Lugina kalonte ditët më të vështira, ai, përkrah politikanëve të kohës, mbante rolin e mbrojtësit dhe të këshilltarit të besës. Kam shumë për të thënë për të, por sot dua që të flasë vetë — përmes kësaj interviste.

Pra në një nga bisedat më të ndishme dhe më domethënëse që kemi realizuar, sjellim për lexuesin zërin e një prej figurave më të përkushtuara të Luginës së Preshevës – z. Nazmi Hajredini, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës – OVL të UÇPMB-së. Njeri që e ka jetuar luftën, por që ka zgjedhur paqen si rrugë për të mos harruar sakrificën. Në këtë intervistë, ai flet për sfidat, idealet, përvjetorin e dëshmorëve, dhe mbi të gjitha – për kauzën kombëtare që nuk e ka braktisur kurrë.

Z. Hajredini, ju falënderoj për kohën. E di që shëndeti nuk është në gjendjen më të mirë, por po ashtu e di se ju nuk dorëzoheni lehtë. Si është situata aktuale në Preshevë?

Mosha dhe shëndeti bëjnë të vetën, ne bëjmë tonën. Nuk kemi hatërmbetje me punët e Zotit dhe rendin biologjik e fizik. Dhimbja që na lëndon në shpirt është kauza kombëtare në Kosovën Lindore. Kanë ngecur përpjekjet për realizimin e të drejtave kombëtare dhe vullnetit politik final të shqiptarëve për bashkim me Kosovën.

Po afrojnë ditët e kujtimit për dëshmorët. A mund të na tregoni: sa mbështetje keni në këtë rrugëtim tuajin?

Në gjithë aktivizimin shoqëror, aktiviteti vullnetar pothuajse është shuar. Është e dhimbshme kur mungon angazhimi për të mbështetur aktivitetet e OVL të UÇPMB-së, kur dihet cili është motivi, karakteri dhe programi i këtyre aktiviteteve. Kemi pak përkrahje – për të mos thënë fare pak, përveç disa individëve vullnetmirë dhe anëtarëve të kryesisë. Ne duhet të kujdesemi si për anën teknike, ashtu edhe për përmbajtjen kulturore dhe nivelin akademik të përkujtimit të 14 Majit – Ditës së Dëshmorëve të UÇPMB-së.

Jeni kryetar i Shoqatës së Veteranëve – OVL në Preshevë. A bashkëpunoni me homologët tuaj në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?

Kontaktet me organizatat simotra në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri janë të rregullta. Vizitat në ngjarjet e organizuara janë të ndërsjella. Ne po përpiqemi të ruajmë frymën programore dhe idealet e përbashkëta. Deri tani nuk kemi arritur të krijojmë një trup koordinues që do të hartonte një platformë të unifikuar të veprimtarisë dhe kërkesave të përbashkëta. Mbështetja morale është evidente, ndërsa ajo materiale ka munguar. Të dyja janë të nevojshme – kjo e fundit do ta lehtësonte shumë më tepër organizimin tonë.

E dimë që pozita juaj është më e rëndë, duke pasur parasysh vështirësitë në ato troje. Si e përballoni?

Organizata jonë, që nga themelimi, është përballur me vështirësi të ndryshme: politike, financiare, kadrovike, etj. Nuk kanë munguar presionet, kërcënimet, shantazhet e pushtetit – deri te burgosjet, thirrjet informative dhe gjobat ndaj ish-ushtarëve të UÇPMB-së. Edhe unë kam qenë në mesin e të burgosurve. Gjithë aktivitetin e kemi zhvilluar mbi baza vullnetare. Organizimi i akademive përkujtimore, homazhet, mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve, ndihma për familjarët e dëshmorëve – të gjitha janë realizuar me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë dhe të bashkëatdhetarëve në diasporë. Dua ta përmend ndihmën e vazhdueshme të SHHLP-së në Zvicër. Më shumë se 21 vite kemi punuar vullnetarisht, pa mbështetje institucionale. Gjëra të mëdha janë realizuar me shpenzime vetjake dhe vetëkontribut.

Cili është programi që keni për këtë përvjetor të dëshmorëve të UÇPMB-së?

Kalendari vjetor i aktiviteteve është i njohur paraprakisht. Si çdo vit, aktivitetet tona fillojnë nga 5 Maji deri më 14 Maj. Programi përfshin homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve, një turne futbolli disa ditor kushtuar dëshmorëve, dhe tubimi tradicional në fshatin Rahovicë. Zhgënjimi më i madh është pjesëmarrja simbolike e popullatës në këtë tubim shumë të rëndësishëm. Po ashtu, organizojmë edhe akademinë përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”.

Si është situata me mbështetjen financiare? A keni përkrahje nga ndonjë institucion?

Siç u theksua më parë, aktivitetet tona zhvillohen në kushte shumë të vështira. Falë sakrificës sonë, mezi ia dalim të përballojmë sfidat financiare. Kemi apeluar vazhdimisht që të sigurohet një buxhet minimal për punën tonë në zyrë dhe zhvillimin e aktiviteteve bazike. Nuk bëhet fjalë për shuma të mëdha. Do të mjaftonin shpenzimet që zakonisht i marrin zyrtarët për udhëtime zyrtare. Mungesa e përgjegjësisë ndaj organizatës është një mjerim kolektiv. Diaspora ka qenë mbështetja jonë kryesore, financiare dhe morale.

Sipas jush, çfarë i duhet Preshevës sot? Çka është jetike për të?

Presheva ka nevojë për një orientim të qartë dhe të drejtë, i cili lidhet ngushtë me vetëdijen politike dhe zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Kurrë më shumë se sot nuk kemi pasur nevojë për një mobilizim korrekt politikisht. Platforma politike duhet t’i shërbejë vullnetit shekullor për bashkim kombëtar. Sa herë kemi devijuar nga ky orientim, jemi dobësuar në çdo aspekt: politikisht, gjeografikisht, shpirtërisht, ekonomikisht dhe kulturisht. Thirrja jonë është për angazhim maksimal në betejën politike për të drejtat kombëtare dhe bashkimin kombëtar.

A është e përçarë popullata në Luginë? Dhe nëse po, kush e mban përgjegjësinë për këtë gjendje?

Po, përçarja është e thellë. Ka një emër: lakmia dhe interesi vetjak. Në mungesë të një koncepti nacional për zhvillim, janë shfaqur grupe të ndryshme – klane, biznes-politika, parti, bashkësi fetare, OJQ, të gjitha të orientuara drejt përfitimeve personale. Është shuar fryma idealiste për mirëqenie dhe patriotizëm të pastër. Përgjegjësia nuk është vetëm e një faktori – është kolektive dhe kërkon korrigjime në të gjitha nivelet.

Keni kontakte me familjarët e dëshmorëve. Si e shohin ata situatën aktuale në Luginë? Çfarë kërkojnë ata?

Familjarët e dëshmorëve janë pjesa më e ndritur e shoqërisë sonë. Bijtë e tyre nuk u flijuan për kauza familjare, por për kombin. Ata meritojnë respektin e gjithsecilit. Ne mundohemi t’i ndihmojmë, ndonëse me pak mjete. Vizitat te ta janë të rregullta dhe pa agjenda politike. Ne angazhohemi që kujtimi për dëshmorët të ruhet dhe të kthehet në vetëdije kolektive.

Kur të largoheni nga kjo botë, për çfarë do t’ju mbetet merak?

Jeta e kësaj bote ka ligjet e saj.

Unë kurrë nuk kam pasur dilema për qëllimin e jetës sime. Jam edukuar në frymën patriotike, për sakrificë dhe dashuri për kombin. Meraku më i madh do të mbetet bashkimi kombëtar i të gjitha trojeve shqiptare. Një shtet, një tokë, një gjuhë, një komb e një flamur. Lutem që Zoti të mos më marrë nga kjo botë pa e parë Luginën e Preshevës të bashkuar me Kosovën.

Çfarë mesazhi keni për ata që ende nuk i janë bashkuar shoqatës që ju drejtoni?

Organizata nuk është për fate individuale apo personale. Ajo ka objektiva madhore që i përkasin të gjithëve. Liria është ndjenjë përkatësie kolektive, është shprehje dhe bindje. Pa të, jemi trupa pa shpirt, pa vetëdije dhe pa histori. Të mbështetësh organizatën do të thotë të ndihmosh vetveten, familjen dhe kombin.

A ka ndonjë gjë që nuk ia falni vetes që nuk e keni arritur ende?

Nëse më kanë mashtruar një herë, e kuptoj. Kurrë nuk do t’ia fal vetes nëse më kanë kafshuar dy herë nga e njëjta vrimë.

Z. Hajredini, padyshim kemi shumë tema për të diskutuar. Ju jeni shembull që meriton një libër portret, sepse jeta juaj është e shkrirë për çështjen kombëtare, për paqen dhe për të mirën e përbashkët. Cili është mesazhi juaj për rininë shqiptare në mërgatë?

Rinia shqiptare është në një periudhë premtuese. Historia është në një udhëkryq që po punon në favor të shqiptarëve. Nuk duhet të jenë të zhgënjyer. Perspektiva është e garantuar. Rrugët e të gjitha rinive shqiptare duhet të drejtohen drejt ndërtimit të shtetit, dashurisë për shqiptarinë dhe, me bekimin e Zotit, për ta bërë shqiptarinë ashtu siç e kërkonte Faik Konica.

Ju faleminderit dhe mirupafshim.

Suksese edhe juve e gjitha të mirat. Kontributin tuaj shembullor e njohim dhe ju jemi mirënjohës.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh