Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Një komb, shumë emra? Mjaft më me ndarje artificiale!

by administrator
09:31 08/08/25
in Aktualiteti
Eurostat: Shqipëria me numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI, Tiranë

E dhimbshme, ndonjëherë edhe e neveritshme. Në Shqipëri më pyesin: “A je kosovar?”. Në Kosovë, më thonë:

“Ti je nga Shqipëria, apo?”.

Dhe unë, një i ri nga Lugina e Preshevës, rri e mendoj: “Po ne kush jemi? Nga? Si na quajnë?

Kjo nuk është vetëm ndjenja ime personale. Kjo është një ndjesi që po e përjetojnë çdo ditë mijëra të rinj shqiptarë që po rriten në diasporë.

Fëmijët tanë pyesin me sinqeritet:

“Babi, a jemi shqiptarë apo kosovarë?”

Dhe pyetja pasuese e bën më të rëndë këtë dilemë identitare:

“Po ne që jemi nga Lugina e Preshevës, si na quajnë?

Shqiptarë? Serbë? Apo asnjë nga këto?”

Në vend që t’i edukojmë të rinjtë me krenari për identitetin e tyre, shpesh i ngatërrojmë me emërtime që nuk janë thelbi i qenies sonë.

Pse e bëjmë këtë?

Nga mosdija?

Nga propaganda?

Apo thjesht sepse kemi pranuar ndarjen e padrejtë si diçka normale?

Në biseda të përditshme, dëgjojmë:

“Ja si po vijnë kosovarët.”

“Krejt kosovarë është hoteli.”

“Kosovarët po kërkojnë atë ushqim.”

Dhe nga ana tjetër, në Kosovë thonë:

“Ata të Shqipërisë.”

Po a nuk jemi të gjithë shqiptarë?

A nuk kemi një flamur?

Një gjuhë?

Një histori përplot sakrifica të përbashkëta?

Po, jemi një komb. Si ai i Tiranës, i Prizrenit, i Tetovës, Ulqinit, Shkupit, Preshevës dhe ai në mërgatë – nga Amerika në Zvicër, nga Gjermania në Australi.

Jemi një, por padrejtësisht të ndarë në shumë shtete. Dhe fajin nuk mund ta lëmë vetëm mbi politikën – faj kemi edhe ne, kur lejojmë që prejardhja të bëhet pengesë për përkatësinë.

Le ta dallojmë njëri-tjetrin nga qyteti apo krahinat tona – siç dallohen vëllezërit mes tyre – por jo në mënyrë që krijon ndasi. Ai është nga Tirana, ajo nga Berati, tjetri nga Prishtina, ajo nga Shkupi, ky nga Lugina, ai nga Ulqini – por të gjithë bashkë jemi shqiptarë.

Duhet të jemi të kujdesshëm që kjo mjegull identitare të mos u mbillet brezave të rinj. Të mos rriten me ndarjen në mendje e zemër.

Sepse pyetjet po shtohen, dhe me to edhe hutimi.

Kush e ka fajin?

Kush duhet ta ngrejë zërin?

Kush ka forcën të ndalë këtë përçarje që, në heshtje, po na dobëson?

Ka shumë pyetje. Por përgjigjja është e vetme:

Jemi një komb. Një gjuhë. Një flamur.

Koha është që ta dëshmojmë me vepra, jo vetëm me fjalë. Në rrugë, në shkollë, në media, në institucione, në familje.

T’i shohim si vëllezër dhe motra – jo si të tjerë.

Sepse në fund, historia do të na gjykojë jo për emrat që na vunë, por për mënyrën si i trajtuam njëri-tjetrin.

Mos më pyet: A je kosovar?

As: A je nga Shqipëria?

Unë jam shqiptar,

i ndarë nga historia.

Një flamur në zemër,

shumë kufij mbi shpinë,

por gjaku s’njeh shtete,

as emra që na ndajnë.

Ne jemi Lugina e Preshevës, Ulqini, Prishtina,

Tetova, Tirana, Shkupi e mërgata.

Një komb i vetëm –

i ndarë nga të tjerët, jo nga vetja.

Mjaft më me “ata” dhe “ne”,

të gjithë jemi një.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh