Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

Mirazhi i Shkëlqimit të Rremë në sytë e të Vobektëve

by administrator
09:30 30/04/25
in Krijimtari, Përditshmëria e Diasporës
Mirazhi i Shkëlqimit të Rremë në sytë e të Vobektëve
0
SHARES
12
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese /

Teksa bëj një shëtitje në kryeqytetin e vendit tim, gati sa nuk më zihet fryma. Pallate të shumta, ashtu sikurse makina lluksoze që lënë pas pluhurin e varfërisë, mungesa e theksuar e gjelbërimit, bëhen pengesë e thithjes së ajrit në mushkëri. Gjuha gati më thahet dhe vendos të ulem për të pirë një kafe të shoqëruar me ujë. Lokalet e bashkëngjitura me njëra – tjetrën, edhe pse të shumta janë plot e përplot me klientë të moshave të ndryshme.

Çuditem nga kjo, sepse është një ditë e zakonshme e javës, dhe shoh shumë të rinj e të reja, ndoshta të papunë ose jo, sepse nga pamja e jashtme duken të mirëmbajtur madje me ora dore apo çanta e veshje të markave të shtrenjta. Më bën çudi gjithashtu fakti që të gjitha dritat e shumta edhe pse është ditë, janë të ndezura, apo lluksi i tepërt i lokalit ashtu sikurse i të tjerëve në përgjithësi.

Pyetja ime se si kanë mundur të investojnë kaq para (të tepërta do të theksoja), të cilat nuk do të mundej askush t’i kursente një jetë të tërë pune të zakonshme dhe përgjigja hamendëse, mbesin pezull pasi shikimi im ndalet tek tavolina përballë: tre vajza në moshë fare të re, duken gati identike: buzët e fryra, vetullat thua të jenë vizatuar mbi pllaka mermeri ashtu sikurse rrethi i syve dhe balli duken sikur t’i kenë njësoj.

Nuk e kuptoj nëse qeshin, sepse mimika e tyre nuk tregon shprehinë më të vogël, qoftë edhe në një rrudhë të lehtë për t’u dalluar. Shoh dhëmbët e tyre midis të bardhës dhe të verdhës nga pirja e cigareve pambarim, dhe mendoj çfarë ndryshimi të tejdukshëm dhe të theksuar, ka midis këtyre të rejave të papuna por kaq “vip” me mënyrën e tyre të jetesës, me të rejat apo të rinjtë e vendit jashtë ku unë jetoj dhe punoj prej vitesh. Aty lokalet zakonisht, mbushen plot në orët e para të mëngjesit, kur njerëzit pinë kafen, apo kapuçinon të shoqëruar me ëmbëlsirë. Më pas të gjithë shkojnë në punë. Makinat lluksoze janë të rralla dhe i kanë vetëm biznesmenët apo të pasurit. Në përgjithësi vajzat janë të thjeshta, lyhen lehtë dhe vetëm në fundjave veshin taka të larta.

Rrotulloj kokën por sytë nuk më kapin qoftë edhe një vajzë të thjeshtë dhe “natyrale”. Diku më zë veshi biseda midis tyre teksa rrëfejnë si i mashtrojnë “meshkujt – predhat” e tyre të mirëqenur, për të pasur sa më shumë para. Madje njëra thotë që po bën ç’është e mundur që “ai” të ndahet nga bashkëshortja.

Habitem brenda vetes dhe pyes veten sa poshtë ka rënë dinjiteti femëror i sotshëm. Vallë të jetë kjo e ardhmja e vendit tim? Thua të jetë kjo femër dhe të tjera si ajo që do të jenë vazhdimësia e djepit të brezit të ri? Këto femra do të sjellin ndoshta një ditë, kur të jenë më të pjekura apo të papjekura fare në dritë një fëmijë, shkak për të bërë të palumtur fëmijë të tjerë? Thua të jetë kjo intelegjenca dhe ambicja e tyre e vetme në jetë? Pyes veten jo sepse ato përfaqësojnë të nesërmen dhe e ardhmja do të mbetet në duart e tyre plangprishëse, por sepse një llum i tillë, sado i pakët, ndyros dhe përbalt gjithë shoqërinë. Pasi mbaroj së piri kafen, paguaj dhe vë re që kamarjeri, teksa më jep kusurin ku mungojnë disa të shkoqura, i fut ato në xhep. E shoh në sy, por ai largohet duke mos më thënë as faleminderit. Bëj t’i them se në qoftë se do të kisha dashur, do t’ia kisha lënë vetë ato para sepse janë të miat, ndoshta janë pak, por gjithësesi ishin të miat. Ndërroj mendim dhe i them vetes se nuk ia vlen.

Dal nga lokali me mendimin sesa më irriton fakti kur dikush “pretendon” të ketë, atë çka nuk i përket. Kjo ndodh vetëm në vendin tim. Jashtë është ndryshe: bakshishi nuk  është i detyrueshëm, aspak. Madje ka lokale në të cilat në banak vihen apostafat kuti ku mund të lësh bakshish, të cilat u dhurohen fëmijëve jetimë apo shoqatave të kafshëve fare të pakta në vendin tim. Këtë e tregon fakti se ndeshesh me qen kockë e lëkurë kudo, të cilët zënë rrugët dhe përvijimin e makinave. Teksa futem në një rrugicë, larg pallateve dhe lokaleve lluksoze, më mbyt era e keqe e plehrave të shpërndara kudo, saqë nuk ke ku të vësh këmbët. Diku brenda në një kazan mbeturinash më zë syri një djalë të vogël, i cili nuk duhet të ketë më shumë se dy vjeç. E jëma kërkon e sfilitur kanaçe teksa shoh që djali i vogël fut në gojë një copë plasmas. – Kujdes fëmijën, – i them e shqetësuar, mund të mbytet.

Ajo e vështron rrëmbimthi dhe duke ngritur supet më përgjigjet se ka uri. Më pas vazhdon të rrëmojë ndër plehra nxitimthi. Vë re se bezdiset nga prania ime dhe kthehet ndoshta të më kundërvihet, por teksa sheh paratë që i zgjas, sytë e saj të lodhur shndrijnë për një çast. Më pas lumturohet aq shumë dhe nxiton t’i fshehë. – Kam 8 gojë për të ushqyer dhe pres të nëntin. – më thotë me zë të mbytur nga gulçi. Teksa dëgjoj fjalët e saj, më shtrëngon shpirti nga dëshpërimi për një krijesë tjetër të pafajshme, dhe nxjerr disa para të tjera. Ajo bën të më puthë duart dhe teksa mëngët e rreckosura ngrihen lart, në krahët e zbuluara vë re shumë shenja të zeza në të kuqe. Ajo i mbulon shpejt ato shenja, gëlltit përsëri lotët ashtu sikurse unë, më falenderon me shpirt, merr rrëmbimthi djalin nga kazani i plehrave, nxiton të largohet por kthehet sërish, më falenderon dhe në fund mes lotësh më thotë:

– Mjafton që ai mos më prekë fëmijët.

– Denoncoje! – i them e bindur që nuk do ta ketë guximin ta bëjë kurrë këtë. Ajo qesh hidhur dhe largohet kaq e rraskapitur dhe e brengosur në ato orë të para të mëngjesit. E shoh teksa futet në një barakë, gati pa derë apo çati, me dritare prej dërrasash të kalbura dhe xham të thyer. Ulur jashtë, shoh shumë fëmijë, ndoshta janë të sajët, këmbëzbathur, me rroba të grisura dhe fytyra të zbehta nga uria. Ngrej kokën lart në qiell dhe pyes veten: – A ka Zot? A ka qeveri? Diku atje tej ngrihet volumi i muzikës, apo dëgjohen klithmat e dikujt, zë burri që ulëret, më pas të një gruaje që i përgjërohet mos t’ia marrë paratë dhe shoh që nga dera e barakës del një burrë që nuk i mbajnë këmbët. Fëmijët struken pranë njëri – tjetrit si trumcakë teksa ai ngre duart në ajër, përplaset nëpër muret e rrugicës dhe me zë të ngjirur e kanosës shan e ofendon botën mbarë. Mbledh grushtat teksa më kalon pranë dhe dëshira për t’ia përsheshur turinjtë është vërtetë e madhe.

Arrij në fundin e rrugicës dhe dal në bulevard. Ndjehem kaq e drobitur, ndoshta nga skena e mëparshme. Vendos të marr një taksi sepse rruga për në spital në të cilin do t’i bëj vizitë një të afërmes sime, është larg. Taksisti më shpjegon se pagesa bëhet sipas monitorimit të kilometrazhit, dhe unë pohoj me kokë teksa para syve më del skena e mëparshme e djalit të vogël në kazanin e plehrave, e vëllezërve dhe motrave të tij të rreckosura, e nënës së tyre të përvuajtur, dhe të atij të cilin nuk mundem ta quaj njeri e jo më baba. Shoferi më shkëput nga mendimet dhe më pyet nëse dëshiroj të më presë për kthimin, por unë i them “jo”, teksa vë re se ka marrë drejtim krejt të kundërt nga rruga për në spital.
– Përse po i bini kaq gjatë? – e pyes teksa shikoj monitorimin e kilometrazhit.

Ai bën sikur nuk më dëgjon dhe ndërron cd e muzikës. Dëgjoj këngën të cilën nuk e marr vesh ç’këngë është pasi teksti është shqip dhe anglisht kurse muzika me siguri është turke. Më vjen kaq keq për muzikën origjinale të vendit tim, tabani i të cilit po shndërrohet në kasaphanë të plotë. Më në fund shoferi më shpie në spital. E paguaj pa replikuar për çmimin e lartë dhe largohem. Teksa hyj në korridorin e spitalit, sytë më zënë një burrë të moshuar i cili rënkon, por askush nuk i vjen në ndihmë.

Diku aty pranë, një vajzë 12 – vjeçare, përkulet nga dhimbjet e shumta në bark. Dikush zihet dhe thotë se po i vdes nëna dhe nuk ka aq para sa i kërkojnë, sepse është punëtor i thjeshtë dhe nuk i del as për të ushqyer familjen.
“Për të vënë duart në kokë”, – i them vetes teksa hyj në repartin e onkologjisë ku ndodhet e shtruar e afërmja ime. Një infermjere më ndalon tek dera dhe sapo bëj ta pyes “përse” më vështron me shikim dhelpre dhe fërkon dy gishtat. Unë mbledh buzët dhe bëj ta kundërshtoj por dikush futet midis nesh dhe shoh që i fut në xhep pesë mijë lekë të vjetra. Infermjerja e lë menjëherë të kaloj teksa vë krahun tek dera për të ndaluar hyrjen time.

– Kjo nuk është e drejtë! – i them mjaft e habitur. Ajo nuk më përgjigjet por fërkon përsëri dy gishtat dhe gati irritohet dhe vrenjtet në fytyrë nga mosaprovimi im.

– Më jepni identifikimin tuaj, – i them gati e nevrikosur. Ajo më buzëqesh me cinizëm dhe bën të mbyllë derën, por unë nxitoj t’i them se jam gazetare dhe se do lajmëroj menjëherë “Fiksin” apo “Stopin”. Shoh tmerr në sytë e saj por njëkohësisht dëgjoj  kërcëllitje dhëmbësh. Takoj të afërmen time dhe më trishton fakti teksa e dëgjoj se të nesërmen do dali, sepse ka harxhuar një shumë të konsiderueshme parash.

– Këtu të rjepin dhe të varrosin para kohe, – më thotë me trishtim të thellë. E përqafoj teksa i them se në qoftë se i nevojitet ndihmë unë jam dhe do të gjendem pranë saj kurdo. Kaloj gjithë mbasditen me të, çmallem dhe kujtojmë vitet e lumtura të fëmijërisë e më pas, duke pyetur veten sa shpejt fluturuan orët, e përshëndes pa e ditur se do të jetë hera e fundit.

Në mbrëmje nisem drejt aeroportit dhe në udhëtim e sipër lexoj në një portal lajmet e fundit. Më rrënqethet mishi teksa lexoj vrasje familjarësh, grash, fëmijësh, çregullim mendor si pasojë e keqjetesës dhe varfërisë së plotë, plagë e shoqërisë së ditëve të sotme. Ndjej keqardhje teksa lexoj në disa portale, tekste me mjaft gabime gramatikore apo fjalë të huaja. Shtrembërimi i gjuhës mëmë, kohët e fundit është me të vërtetë gjymtim dhe vrasje. Shkëputem nga interneti dhe shikoj vezullimin e dritave të kryeqytetit, shkëlqimin e tyre teksa përshkoj në mendje ato çka ndesha gjatë ditës dhe që nuk do të më hiqen kurrë nga kujtesa. Lë pas, vendim tim me shkëlqimin e rremë dhe sytë e venitur të shumë të mjerëve nga uria.

Angela Kosta ka lindur në Elbasan në vitin 1973 dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është përkthyese, eseiste, gazetare, kritike letrare, redaktore dhe promovuese. Ka botuar 11 libra: novela, vjersha dhe përralla në shqip, italisht dhe anglisht.

Publikimet dhe përkthimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme letrare në: Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Angli, Kinë, Rusi, Gjermani, Arabi Saudite, Liban, Algjeri, Poloni, Australi, Egjipt, Greqi, Spanjë, Taxhikistan, Korenë e Jugut, Hungari, Indi, Bangladesh, Pakistan, Izrael, Turqi, etj.

Angela Kosta përkthen dhe shkruan artikuj e intervista për gazetën “Calabria Live”, revistën Saturno, revistën Alessandria Today,  gazetën “Le Radici”, revistën ndërkombëtare “Orfeu:, revistën Alessandria Today, gazetën Nacional, Gazeta Destinacioni, revista Perqasje Italo – Shqiptare, revista ndërkombëtare Atunis – Belgjikë, bashkëpunon me revista në Liban, International Literature Language Journal (USA), Florida, Marok, Bangladesh, Pakistan, etj.

Ajo është bashkautore në disa antologji në: SHBA, Angli, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Kosovë, etj.

Angela Kosta është Zv. Presidente e Organizatës Botërore International Fondation Creativity Humanity (IFCH), Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në: Bangladesh, Liban, Poloni, Marok, Kanada, Algjeri, Egjipt, Meksikë etj.

Është Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) e BSHBSH – Itali, AAA ( Amerikë), Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi.

Angela Kosta është përkthyer dhe botuar në 27 gjuhë dhe vende të huaja. Vetëm në semestrin e dytë të vitit 2023 ka qenë autore në 86 gazeta dhe revista kombëtare dhe ndërkombëtare me: poezi, artikuj, intervista, ese, etj.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh