BallinaArsimiMinistria e Pushtetit Vendor dhe UBT, partnerë për shërbime më të mira...

Ministria e Pushtetit Vendor dhe UBT, partnerë për shërbime më të mira publike

-

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin profesional të administratës vendore.

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë fjalës së tij pas firmosjes së marrëveshjes, theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave nga pushteti vendor dhe ndikimin e tyre në procesin e integrimit të vendit.

“Bashkitë duhet të përgatiten për të ushtruar funksionet e tyre dhe të kapin momentin e integrimit europian. Ky do të jetë fillimi i një partneriteti të madh nga e cila do të lindin edhe fusha të reja bashkëpunimi,” u shpreh z. Mazniku.

Ai vuri në dukje se bashkitë duhet të ndryshojnë mentalitetin dhe të shohin veten si përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të vendit, duke u fokusuar në krijimin e mundësive për rritjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

“Bashkëpunimi me Universitetin është një mënyrë se si të kemi mundësinë që një grup njerëzish, që kanë diturinë, njohjen, kërkimin shkencor dhe e kanë kapacitetin për të bërë ndërveprimin midis dijes dhe funksionalitetit të përditshëm të bashkive,” deklaroi ministri.

Ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve dhe politikave publike, duke ofruar mundësi për studentët dhe për administratën vendore./ Rugova Dunisha/rtsh

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...