Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

“Media më e madhe informative në vend është pa zë”- Sulmi ndaj News24, reagimi i gazetarit Osman Stafa

by administrator
10:09 10/08/25
in Atdheu në objektiv
“Media më e madhe informative në vend është pa zë”- Sulmi ndaj News24, reagimi i gazetarit Osman Stafa
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Gazetari Osman Stafa dhe një prej emrave të njohur të News24, ka reaguar sot me një mesazh të fortë pas ndërprerjes së transmetimit të këtij televizioni informativ.

Në reagimin e tij, Stafa shpreh falënderimet dhe respektin ndaj News24, ku ai thotë se u rrit profesionalisht dhe ku mësoi të raportojë ngjarjet më të rëndësishme të vendit, nga tërmetet, protestat e opozitës deri tek zërat e njerëzve të zakonshëm. Ai thekson se për të, gazetaria është një mision, jo thjesht një punë për rrogë.

“News24 më dha besim dhe mundësinë të jem gazetar i lirë, të shpreh mendimin tim, gjë që në shumicën e televizioneve në Shqipëri nuk është e mundur,” shprehet Stafa. Ai shton se sistemi i financimit të mediave në Shqipëri është i ndërlikuar dhe i lidhur ngushtë me ndikimin politik, ku reklamat shpërndahen nga qeveria dhe bizneset janë të ndikuara nga ajo.

Stafa shprehet hapur se mbyllja e News24 nuk është ndëshkim për “mëkatet” e mundshme, por dënim politik, pasi qëllimi është që të gjitha mediat të kenë politikën editoriale të një individi të vetëm.

Reagimi i gazetarit Osman Stafa: 

Në News24 unë u rrita si gazetar.

Aty mësova çfarë do të thotë të jesh në terren kur tërmeti rrëzon shtëpi dhe njerëzit presin lajmin e parë.

Aty mësova çfarë do të thotë të raportosh nga protestat e opozitës, kur je mes policisë dhe qytetarëve.

Aty mësova të tregoj historitë e njerëzve të zakonshëm, të denoncoj padrejtësitë sociale, të flas për ata që nuk kanë zë.

News24 më dha besim. Më dha mundësinë të jem gazetar. Unë nuk punoj për një rrogë, punoj sepse këtë profesion e cilësoj mision. Dhe misioni nuk ka çmim. Kush më njeh, e di këtë. Sepse nëse një ditë nuk do ia dal dot nga ana financiare, do ta lë punën, sepse do të mbetet si mundësi, ta bësh dinjitetin pazar. Këtë s’do e pranoj asnjëherë.

Unë kam bërë kompromisin tim, sepse në 95% të televizioneve nuk të lejojnë të shprehësh mendimin tënd, as në rrjete sociale. Në News24 mund ta bëja.

Dhe sot, ju i kërkoni llogari News24 pse në kohë të caktuara ka pasur një politikë editoriale të caktuar?

Po t’i pyesësh ata që punojnë në media, ta thonë hapur: asnjë televizion në Shqipëri nuk mbijeton një ditë pa financa.

Reklamat i shpërndan qeveria. Bizneset i influencon qeveria në reklamat që shpërndajnë. Kujt biznesi ia mban të çojë një reklamë në një televizon, të cilin qeveria e cilëson “armik”?

Kështu funksionon tregu, dhe kush thotë të kundërtën, nuk po tregon të vërtetën.

Pastaj ky argumenti se pronari i News24, ka zënë një pronë shtetërore në Shkozë, dhe duhet ta lirojë, është qesharak. Kryeministri i vendit, do të ndërtojë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë me ligj, e askush se tha një fjalë.

Pastaj shumica e mediave në Shqipëri kanë marrë pronë të shtetit me qira, dhe kanë paguar qiranë. Vetëm për godinën e Panorma TV, nga 2013, deri më tani, janë paguar 2.16 milionë euro.

Kjo nuk është një histori VKM-je, as kontrate, as qiraje. Këto janë instrumentat. Historia është se nëse t’i nuk je në rresht, unë të mbyll. Dhe ky është mesazh për të gjitha mediat e tjera. Autocensura është më e frikshme sesa vetë censura.

Prandaj, kur dikush më thotë: “News24 ka bërë mëkate”, i përgjigjem:

Po, si çdo media tjetër në këtë vend.

A kanë bërë mirë? Për mua jo. Sepse media që të bëj plotësisht funksionin e saj, në shërbimin të publikut, duhet të ndahet nga biznesi. Mos të ketë asnjë interes aty.

Por kush e bën këtë? Asnjë. Disa media kanë vendosur të rrinë në rresht. Disa të pranojnë ta vënë televizionin në dispozicion të qeverisë, se kështu marrin tendera, apo konçensione.

Të paktën News24, nuk mund t’ia thuash që ka marrë tendera publikë. Sepse asnjëherë se ka bërë.

Por sot, mbyllja e News24 nuk është ndëshkim për mëkatet, është dënim politik, se një individ kërkon që të gjitha mediat të kenë politikën editoriale të tij.

Unë nuk mbroj dhe kurrë s’do të mbroj një pronar. Ata mbohen vetë.

Unë mbroj News24, si zë, si media e cila gjatë 25 viteve i ka dhënë zë mijëra qytetarëve, mijëra kauzave, mijëra çështjeve sociale, mijëra padrejtësive, çështjeve korruptive, etj.

Nëse paska qënë një televizon i pabesueshëm, pse e mbanit aty stacionin, për të ndjekur ngjarje?

Pse lokalet nëpër Tiranë e Shqipëri, e mbajnë kanalin në News24?

Pse institucionet shtetërore e televzionet e tjera, e mbajnë stacionin tek News24? Sepse i besojnë profesionalizmit dhe vërtetësisë së lajmit, dhënë nga gazetarët.

Gazetarë, operatorë, montazhier, redaktorë, kryeredaktorë, teknikë, etj, rreth 230 në total, sot janë pa punë. 230 familje me kredi, me probleme shëndetësore, me fëmijë të vegjël, me qira, me fatura uji e dritash, sot janë hedhur në rrugë, pa menduar fare për ta.

Sot media më e madhe informative në vend është pa zë. Sot në Shqipëri është një media më pak. Kjo duhet ta shqetësojë demokracinë e një vendi.

Dhe kur një media mbyllet me forcë, nuk humbet vetëm ajo. Humbim të gjithë. Lum ai që e kupton!, transmeton panorama.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh