BallinaAktualitetiMedia amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t'u vizituar në 2025

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

-

Sipas një raporti të kompanisë amerikane të udhëtimit “Expedia”, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025-ën.

Në raport përmendet se prioritizimi i qyteteve të vogla evropiane është çelësi për marrjen e përvojave të personalizuara të një kulture të re.

Ky përfundim vjen pasi janë shfaqur shqetësime për mbiturizëm dhe mbipopullim të vendeve të njohura të pushimeve ndaj njerëzit tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike.

Ndër qytetet e vogla që propozohen për t’u vizituar gjatë këtij viti, renditet dhe qyteti i gurtë i Gjirokastrës.

“Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurit, është një thesar i fshehur në Ballkan. Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë kodre dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me një fraksion të kostos së destinacioneve më të famshme.

Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar, me shfaqje muzikore tradicionale dhe vepra artizanale të ekspozuara.

Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zanatet vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare”, përshkruhet në raport qyteti turistik shqiptar, njofton rtsh.

Qytetet e vogla për t’u eksploruar në Evropë

Gjirokastra, Shqipëri

Hallstatt, Austri

Bolgheri, Itali

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Lavenham, Angli

Staufen im Breisgau, Gjermani

Saint-Genies, Francë

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...