Intervistë ekskluzive me z.Ismet Rashiti, veprimtar, gazetar i mirënjohur, publicist, dramaturg, poet.
Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI
“Mërgata, në asnjë rast, nuk guxon të harrohet dhe të veprojë ndaras nga institucionet përkatëse. Pra, duhet, gjithsesi, të jenë të lidhura fuqishëm njëra me tjetrën, në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Pastaj, në mërgatë ka nevojë të mbështetet kultura, libri dhe shkollimi i fëmive shqiptarë në gjuhën amtare”, na tha ndër të tjera z.Rashiti.
Ismet Rashiti u lind në fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë, më 27 shtator 1956. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin e lindjes. Dy vitet e para të gjimnazit klasik në Viti, ndërsa dy vitet e fundit në Ferizaj. Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Gjatë viteve 1979-1980, ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i Radio Prishtinës, emisioni « Mbrëmja Gazmore ». Qysh gjatë këtyre viteve, ka lexuar libra të «ndaluar» nga Tirana, broshura dhe gazetën ilegale « Liria».
Në vitin 1981, pas demonstratës së 11 marsit 1981, në mensën e studentëve ka rastisur të shkojë në Zvicër, ku menjëherë ishte takuar me atdhetarin, tani Hero i Kosovës, Kadri Zeka ( Zeqa) dhe ishte angazhuar në organizimin e demonstratave për Republikën e Kosovës në Zvicër. Me iniciativën e Kadri Zekës, shkruan dhe përgatitë parullat e para për demonstratën e 11 prillit 1981 në Bern.
Pas një kohe bëhet kandidat i celulës së OMLK-së me Kadri Zekën (Zeqën). Në nëntor të vitit 1981, në afërsi të Shtudgardit, merrë pjesë në takimin e përbashkët me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën dhe një grup veprimtarësh, në festimin e Ditës së Flamurit Kombëtar, ku për herë të parë del publikisht me shkrimin e tij «Letër Kosovës».
Në dhjetor të vitit 1981, me porosinë e Kadri Zekës, kthehet në Kosovë që të marrë lidhje me veprimtarët e ilegalës dhe të shkruajë për të gjitha zhvillimet në gazetën «Liria». Pasi hetohet nga UDB-ja, detyrohet të largohet me shpejtësi, më 05 janar 1982 që të mos kthehet pastaj për 18 vite rresht në Kosovë.
Gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë i përfshirë në të gjitha veprimtaritë kombëtare.
Gjatë viteve 1985-1991, ka punuar si anëtar dhe si redaktor i faqes së mërgimtarëve në redaksinë e gazetës ilegale «Zëri Kosovës» dhe njëkohësisht ka qenë redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe në radiot lokale zvicerane, Radio «Lora» në Cyrih dhe Radio «Zonë» në Gjenevë. Nga viti 1991, Ismet Rashiti ka qenë korrespondenti i parë nga Zvicra në Radio Tiranë dhe korrespondent i TVSH (Redaksia e Kosovës).
Pas çlirimit, një kohë ka qenë korrespondent i Radio Televizionit të Kosovës për Zvicër dhe njëkohësisht ka qenë autor i shumë emisioneve dhe dokumentarëve televizive.
Ka të botuara dramën «Pranvera e Madhe», librin «Rrëfanë lirie» dhe «Në rrugën e lirisë».
Na flisni pak për motivet dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur në Zvicër?
Arsyeja kryesore dhe e vetme ka qenë ndjekja politike nga UDB-ja ish jugosllave për shkak angazhimit tim për pavarësinë e Kosovës që nga viti 1981.
Me çfarë vështërsish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Viti i parë i vendosjes sime në Zvicër, përkatësisht në Cyrih, ka qenë vit tepër i rëndë. Nuk kisha punë, strehim dhe mbi të gjitha, nuk e njihja gjuhën gjermane. Kontaktet e para me Kadri Zekën dhe një grup veprimtarësh rreth tij, më inkurajonin dhe më ndihmonin shumë që ti kaloja s dat e vështira të atyre ditëve të rënda sa Sharri plak.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Më kujtohet se dita e parë e punës ka qenë në një Migros për vendosjen e çmimeve artikujve ushqimorë në Fshatin Binz afër Cyrihut. Nuk e njihja as gjuhën, as aparatin me të cilin duhej të shtypeshin dhe të vendoseshin çmimet në çdo artikull. Kurrë nuk e harroj kujdesin e shefes zvicrerane, e cila më ndihmonte herë pas here.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Mund të them se sot e asaj dite, më merr malli për Kosovën time në tërsi, e në veçanti për familjen, për fshatin tim, për fushat e malet. Sa e sa herë, përgjatë këtyre viteve, i kam parë në ëndërr rrugët, fushat, prindërit, vëllezërit dhe motrat. Edhe pse tani ka ndryshuar çdo gjë, ende më merr malli shumë për traditën shqiptare, për ndenjat në oda, për dasmat tradicionale shqiptare dhe këngët me çifteli e sharki. Me një alë, çdo gjë e atyre viteve më është ngulitur thellë në kokë dhe e ruaj me xhelozi.
Kjo edhe për arsye se gjatë gjithë kohës së okupimit, vetëm zikisht kam qenë larg Kosovës. Gjithnjë kam jetuar dhe kam marrë frymë me hallet e popullit tim, me jetën e tij të vështirë dhe me mallin që më ka përvëluar për çdo ditë, për çdo orë dhe për çdo minutë. Ajo që më ka dhënë forcë për një angazhim sa më të madh, ka qenë besimi i patundur për toren dhe për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Më tepër jam i prirur t’a quaj mërgatë, sesa diasporë. Fjala diasporë më duket tepër e dhimbshme, sepse ne nuk jemi njerëz të tretur, as të humbur, as të dalur fare. Pra, mërgata jonë është fort e lidhur me Kosovën. Është pjesë e pandarë, krah i fortë dhe pjesëmarrëse në të gjitha zhvillimet, si një trup i vetëm. Në çdo moment ka qenë e inkuadruar në të gjitha proceset politike, ekonomike dhe kulturore mbarëshqiptare. Në çdo kohë, çdo ditë e në çdo minutë ka marrë frymë me atdheun e saj, me të gjitha viset shqiptare të ndara e të coptuara padrejtësisht. Megjithkëtë, mendoj që mërgata shqiptare nuk ka arritur asnjëherë të organizohet në nivel kombëtar e shtetëror. Veprimtaria e saj në degë të partive politike dhe në organizime tjera të shumta, mbi baza rajonale, nuk ka qenë mënyra më e mirë e konsolidimit të saj.
Është dashur të shpenzohet shumë mund dhe energji e panevojshme që të unifikohet në momentet më të rëndësishme. Përkundër kësaj, kontributi i mërgatës shqiptare është jashtëzakonisht i madh që nga demonstrata e parë e 11 prillit 1981 në Bern, deri në çlirimin e Kosovës. Me këtë rast, nuk mund të mos përulem para kontributit të madh të mërgimtarëve dhe patriotëve shqiptarë nga Kosova Lindore, nga Maqedonia e Veriut, Mali Zi dhe Shqipëria nënë, që kanë dhënë aq shumë për çlirimin e Kosovës. Sa herë e mendoj kontributin e tyre, pa asnjë interes personal, ndjehem si në faj që tani Kosova dhe Shqipëria nuk po bëjnë aq sa kanë mundësi për t’i ndihmuar këto troje nën sundimin e pushteteve serbo-maqedone. Është e pafalshme që shqiptarët e këtyre anëve nuk kanë mundësi ta marrin as shtetësinë e Kosovës apo Shqipërisë.
Si e kaloni kohën e lirë, kur nuk jeni në punë?
Aktualisht jam në pension dhe tërë kohën e lirë e kaloj duke shetitur rreth liqenit, e në shumë raste, duke pirë kafe me miqtë e dashur, me të cilët, kam katër dekada që njihem. Një pjesë të kohës e kaloj duke shkruar e lexuar, pa i lënë anash asnjëherë nipat dhe mbesat që po rriten me dashurinë e gjyshit.
Sa mendoni që ka arritur gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Gjenerata e re në mërgatën shqiptare, sidomos brezi i dytë dhe i tretë, mund të merren shembull për të gjitha mërgatat tjera. Një rini e intergruar për mrekulli. Një rini e bukur, intelegjente dhe shumë aktive në të gjitha fushat e jetës. Mbi të gjitha, po bën shumë në afirmimin e vlerave kulturore të shqiptarëve. Më gëzon shumë fakti që rinia shqiptare në mërgatë është fort e lidhur me atdheun dhe punon shumë për përparimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të tij. Sot, të rinjtë shqiptarë i gjenë në vende udhëheqëse, në politikë, ekonomi, bukuri, drejtësi, mjekësi, sport, muzikë e gjetiu, të cilët, kudo na bëjnë krenarë me sukseset e tyre.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Mendoj dhe jam thellësisht i bindur se mëgata shqiptare, sikurse edhe bota shqiptare në tërësi, ka nevojë të madhe dhe të domosdoshme për lidhje sa më të ngushtë me njëra tjetrën në të gjitha hallkat institucionale dhe shtetërore të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera shqiptare. Mërgata, në asnjë rast, nuk guxon të harrohet dhe të veprojë ndaras nga institucionet përkatëse. Pra, duhet, gjithsesi, të jenë të lidhura fuqishëm njëra me tjetrën, në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Pastaj, në mërgatë ka nevojë të mbështetet kultura, libri dhe shkollimi i fëmive shqiptarë në gjuhën amtare.
Deri tani, mërgata shqiptare ka pasur vetëm mbështetje morale. Madje, kohëve të fundit, jo pak ka munguar edhe mbështetja morale, duke e injoruar tërësisht. Në shumë raste, duke e fyer e përgojuar për motive të ulëta nga individë të papërgjegjshëm e mediokër, deri te përpjekjet e ulta për mohimin e të drejtës elementare për të votuar.
Thënë shkurt e shqip, mërgata shqiptare duhet të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze dhe të drejtëpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj në të gjitha bordet me specialistë dhe përfaqësues kompetentë të të gjitha fushave dhe nga të gjitha trojet shqiptare.
Gjithsesi duhet të lirohet nga taksat në ku dhe t’u krijohen kushte në administratë, brenda dhe jashtë Kosovës. Ambasadat e Kosovës të marrin përsipër përkujdesjen ndaj qytetarëve të saj në fatkeqësi jetësore dhe në mbrojtjen e tyre në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Ajo që më pengon më së shumti është vija artificiale e ndarjes së shqiptarëve mbi baza regjionale dhe krahinore. Ndarja në shqiptarë të mërgatës, të Kosovës, të Kosovës Lindore, të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë apo Malit të Zi nga vet shqiptarët. Janë teza të rrezikshme që i shkojnë për shtati vetëm elaborateve të shovinistëve serbë të kalibrit Vasa Çubriloviq. Kjo mënyrë e sjelljes dhe kjo mënyrë e propagandës ndërshqiptare është me pasoja tepër të mëdha për të sotmen dhe sidomos për të ardhmen e botës shqiptare.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Në radhë të parë ndihem shumë i lumtur që tërë veprimtarinë time kombëtare e kam zhvilluar me djersën e ballit, duke sakri kuar e ndarë nga kafshata e gojës. Pastaj njerzit gjithëmonë i kam dashur me shpirtë, pa interes dhe me sinqeritet të madh. Gjithnjë më ka brengosur fati i njerzëve, i familjeve që kanë pësuar nga terrori dhe gjenocidi serb. Edhe sot e gjithë ditën jetoj me dhembjet e familjeve që nuk kanë arritur t’i gjejnë të afërmit e tyre të masakruar nga politika shtetërore e Serbisë. Mendoj se bota ime humane për njeriun shqiptar dhe për të gjithë njerëzit e pafajshëm të botës, është një kapital imi si njeri, si veprimtar dhe si krijues. Tjetër kapital e konsideroj veprimtarinë time kombëtare për dyzetë vite rresht, pa u ndalur asnjëherë. Në këtë kuadër është edhe krijimtaria ime publististike: dhjetra emisione për veprimtaritë e shumta të mërgatës. Mëse 30 dokumentarë televizivë, përfshirë edhe dokumentarin e përkthyer në katër gjuhë (italisht, gjermanisht, anglisht, frangjisht) kushtuar humanistes me famë botërore, Shën Nënë Terezës sonë. Kur i shtohen këtyre edhe 583 informacione për TVSH (Redaksia e Kosovës) brenda viteve 1994- 1999 si dhe qindra artikuj e fejtone në gazeta të ndryshme ditore dhe periodike dhe tri veprat e botuara, mendoj se janë një kapital imi, gjithnjë në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Plane konkrete se ku do ta kaloj pjesën e mbetur të jetës nuk kam bërë asnjëherë, por gjithsesi do të ndodhem në mes Zvicrës dhe Kosovës. Për mua Kosova dhe viset tjera shqiptare janë magji që më thërrasin dhe më tërheqin në çdo moment. Por, nuk mund t’a mohoj faktin se Zvicra, gjithashtu është një mrekulli, meqë këtu kam kaluar dy të tretat e jetës. Drejtësia, humanizmi, strehimi dhe mundësia për të bërë një jetë normale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sime, për çka i jam mirënjohës sot e gjithë ditën shtetit dhe popullit zviceran. Këtu duhet pasur parasysh edhe ndihmën e madhe që ka dhënë, e vazhdon ta japë edhe tani, shteti zviceran për Kosovën. Zvicra, poashtu është shteti i parë që ka dalur zyrtarisht pro pavarësisë së Kosovës përmes Presidentes Mischelin Calmy Rey.
Cila është porosia e juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Gjenerata e re është shumë e vetëdishme. Ndoshta edhe nuk ka nevojë për porosinë time, por gjithsesi e ndjej për obligim t’ia rikujtoj faktin se asnjëherë nuk duhet harruar origjinën e tyre, vendin e të parëve. Të intergrohen sa më shumë në shtetin ku jetojnë, por asnjëherë të mos asimilohen. Ta ruajnë gjuhën, doket, zakonet dhe historinë e lavdishme shqiptare, me të cilat mund të krenohen çdo herë dhe para çdo kujt. Ata nuk duhet të harrojnë se janë pasardhësit e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, të Shën Nënë Terezës, Aleksandër Moisiut e shumë gurave tjera me famë botërore që i dhanë shumë civilizimit, humanizmit dhe kulturës botërore.
I keni thënë vetes ‘pse kam ardhur në mërgim’?
Pothuaj çdo ditë të jetës sime e pyes veten: ‘Pse pata një fat të tillë, kaq të rëndë?’ dhe si i çmendur i përsëris vazhdimisht vargjet e e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare :
« Ai, i cili ka shpikur shpejtësinë reaktive, Sigurisht larg atdheut duhet të ketë qenë ndonjëherë». Bëj pyetje dhe e mallkoj fatin tim, por ky, njëkohësisht, është edhe fati i dhimbshëm i popullit tim, me të cilin jetoj në çdo kohë dhe në çdo moment.
Mendoni se ju kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të ktheheni në atdhe?
Kam ardhur në Zvicër të qëndroj vetëm 15 ditë, si student. Tani u mbushën 40 vite jetë në mërgim. Jam i sigurtë se të gjithë mërgimtarët kanë ardhur me një mendim të tillë dhe kanë mbetur dekada me radhë. Gjithnjë kam menduar dhe ëndërruar si të kthehem në Kosovën time, por ja që sërish edhe pas katër dekadave, jam duke parë të njëjtën ëndërr. Në realitet, ende ndodhem larg vendit tim, pa e humbur asnjëherë shpresën që të kthehem atje. Jo kot thuhet se shpresa vdes e fundit. Tani nuk kam problem politik, por janë krijuar rrethana tjera familjare që nuk më lejojnë ta marrë një hap të tillë.
Çka kujton më së shumti nga atdheu?
Nga atdheu kam kujtim gjithçka: gurin e drurin, tokën e qiellin, arat dhe lumin e fshatit. Shokët e fëmirisë dhe lojërat tradicionale. Ndenjat në odat e lagjes dhe mësuesit e shkollës llore. Kam gjithçka në kujtesë dhe asgjë nuk kam harruar nga ajo kohë e fëmirisë dhe rinisë sime, sepse gjithnjë kam menduar, kam jetuar dhe kam marrë frymë me Kosovën time. Sa më larg atdheut të ndodhet njeriu, aq më shumë mendon për të, aq më shumë e do dhe përpiqet ta ruajë çdo pjesë të tij, çdo alë, çdo lëvizje dhe çdo qelizë të tij.
Tani kohët kanë ndryshuar, por në mendjen time kanë ngelur të ngrira ato kohë të arta, të cilat i kujtoj dhe i ruaj me nostalgji të madhe.
Si ishte jeta në mërgim më herët dhe si është sot. Cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo sot?
Mërgimi i viteve ’80-ta ka qenë shumë i vështirë. Ishte koha kur komunikonim përmes dallëndysheve të Filip Shirokës. Koha e porosive përmes ligjërimit të zogjve dhe e letrave me postë. Gjatë viteve të tetëdhjeta, ishte mërgimi, nga i cili dukej aka e zjarrit, për dallim nga mërgimi i viteve të njëzeta të këtij shekulli, kur nuk dukej aka, por që të djeg e përvëlon njësoj si atëherë pa e vërejtur fare. Sot, njeriu digjet e nuk i duket aka, qeshë duke qarë e përmallohet duke shkruar për çdo minutë. Pra, ka dallim në dukje, por mërgimi gjithnjë ka të njëjtën peshë të rëndë që njeriu e bartë në qafë ngado që shkon.
Çka nuk i falë vetes asnjëherë?
Asnjëherë nuk ia fali vetes faktin që nuk kam vazhduar shkollimin që nga dita e parë e ardhjes sime në Zvicër. Shikuar nga kjo prizmë, mendoj se do ti kisha kontribuar shumë më tepër vendit tim. Do të kisha ditur më mirë të intergrohesha dhe t’i shërbeja më shumë lirisë dhe zhvillimit ekonomik të kombit tim, por edhe Zvicrës demokratike e mikpritëse.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni fituar më shumë apo keni humbur?
Sado që në formë dhe në shikim të parë njeriut i duket që ton në mërgim, shikuar realisht, pra në përmbajtje, njeriu në mërgim, më shumë humbë se sa ton. Mërgimi është plagë që kullon për çdo ditë dhe e keqja është se dhembjet nuk ndjehen. Mërgimi të tjetërson, të bën tjetër njeri dhe këtë ndryshim e vërejnë vetëm të tjerët. Nisë të duket se ton në njërën anë, në anën tjetër humbë të ardhmen. Fëmitë, nipat, mbesat lëshojnë rrënjë në vendin e huaj dhe vështirë se mund të kthehen në vendin e të parëve. Mendoj dhe jam i bindur se unë, më shumë kam humbur se sa kam tuar në mërgim. Këtë bindje e kam, poashtu për tërë mërgatën, kudo që ndodhet.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do t’a harrojnë gjuhen shqipe?
Sipas të dhënave shkencore, gjeni i njeriut jeton 100 vite. Pra, gjeneratat e reja mund të ndjehen shqiptarë 100 vite, pra pesë gjenerata, por njëkohësisht vijnë duke e harruar gjuhën shqipe, traditat dhe doket shqiptare. Me kalimin e kohës, gjeneratat e reja krijojnë një atdhe tjetër me të cilin pajtohen, por kurrë nuk mund të jenë autoktonë. Kjo, përveç që është humbja më e madhe, është edhe tepër e dhimbshme. Sa herë e mendoj një gjë të tillë dhe e mendoj shumë herë në ditë, e vërej sa shumë kemi humbur si komb shqiptar. Kemi rini dhe vlera të mrekullueshme që po e mbjellim dhe kultivojmë në mërgim, pa e ditur nëse do të kthehen ata një ditë në vendin e të parëve.
Sikur të ishte e mundur që të vije edhe njëherë nga llimi në mërgim, çka kishe bërë ditën e parë?
Nëse do të vinte momenti të vija edhe njëherë në mërgim, punën e parë që do t’a bëja, do ta kërkoja adresën e universitetit. Paralelisht me këtë, do të lloja mësimin e gjuhës së vendit.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur të pish pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Dëshiroj që pikën e fundit të ujit ta pij në Sllatinën time, pikërisht aty ku edhe e kam pirë pikën e parë. Aty, ku, saherë kam pasur etje, nëna ime e ndjerë, Hatixhja, më ka afruar tasin e ndryshkur me ujë bunari, ndonjëherë të përzier me lotët e skamjes, në ditët e nxehta të verës, përplotë diell Kosove. (Intervista është pjesë e librit të botuar nga D.Hebibi me titull: “Atdheu portativ”)