Në Basel më 22 Qershor 2025 ( e diel ) – Qyteti i Bazelit do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive për diasporën shqiptare në Evropë: Kupa e Unionit, turneu kombëtar i futbollit i organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare në Zvicër.
Mikpritës i këtij eventi do të jetë FC Dardania nga Basel, në bashkëpunim të ngushtë me kryesinë e Unionit. Ky aktivitet zhvillohet me përkrahjen zyrtare të institucioneve të Kosovës, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD).
Feti Demolli, kryetar i Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, dhe Reshit Morina, zëvendës-kryetar, u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë që ta mbështesin këtë ngjarje madhore sportive:
“Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit dhe komunitetin shqiptar që të bashkohen me ne në këtë festë sportive, për të përkrahur lojtarët tanë dhe për të promovuar fuqinë bashkuese të sportit në diasporë.”
Kupa e Unionit nuk është vetëm një turne – është një shprehje e unitetit, krenarisë dhe përkushtimit të klubeve shqiptare për të ruajtur identitetin kombëtar përmes sportit.
Data: 22 Qershor 2025
Vendi: Basel, Zvicër
Organizator: Unioni i Klubeve Shqiptare në Zvicër
Përkrahës institucional: FFK & MPJD
SAM24.info