Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, familjar, shokë, kolegë, miq e dashamirë ju njoftojmë se në rastin e ndërrimit së jetës të më të dashurit tonë Prof Dr. Isuf Dedushaj ju njoftojmë se:
Mbledhja komemorative mbahet me datën 4.2.2025 e Martë duke filluar në orën 12 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë -Prishtinë
Me datën 5.2.2025 e Merkurë organizohen homazhe për të ndjerin nga ora 9 deri në orën 13 në sallën e kuqe pallati I rinisë dhe më pastaj varrimi bëhet në ora 14 e 30 në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arberia ( ish Dragodan).
Njëkohësisht familja e të ndjerit organizon pritje për ngushellime me datë 6 dhe 7 Shkurt në Hotel Grand duke filluar nga ora 9 deri orën 17.
Me nderime familja DEDUSHAJ