BallinaBiznesiKsamil, bizneset përballë vështirësive me të ardhurat nga turizmi gjatë dimrit

Ksamil, bizneset përballë vështirësive me të ardhurat nga turizmi gjatë dimrit

-

Sezoni turistik në Ksamil solli të ardhura të kënaqshme për administratoret e bizneseve të vogla.

Me fluksin e lartë të turistëve gjatë verës, ato kanë shfrytëzuar mundësinë për të rritur xhiron dhe fitimet. Ky sezon ka pasur një ndikim pozitiv në ekonominë e zonës dhe ka kontribuar në mbështetje të bizneseve.

“Kemi qenë kaq mirë sa s’e ke idenë. Turistë kishte plot,” thotë pronari i një biznesi.

Ndërkohë, dimri paraqet një periudhë më të vështirë për administratoret e bizneseve në Ksamil.  Mungesa e turistëve gjatë muajve të ftohtë sjell një ulje të konsiderueshme të të ardhurave. Vizitorët janë të paktë dhe aktiviteti turistik bie ndjeshëm, duke bërë që bizneset të përballen me vështirësi në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare. Pavarësisht sfidave që sjell dimri, administratorët e bizneseve të vogla në Ksamil janë të përkushtuar që të mbajnë aktivitetin e tyre ekonomik gjallë. Ata varen nga të ardhurat e sezonit turistik për të mbështetur familjet e tyre dhe për të siguruar jetesën./ B. Pëllumbi, rtsh

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...