Një ditë e veçant ishte data 14.12.2024 në Koper të Sllovenisë. Në këtë qytet jetojnë dhe veprojnë edhe disa shqiptarë. Z. Heset Ameti, veprimtar, njëherit kryetar i shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër e mirëpriti kryeministrin e Kosovës. Vëllimi i fundit në serinë ‘Iliria’, numër 10 përkujtimor, mbërrin saktësisht dhjetë vjet pas tersherimit të Palazzo Brutit, ku nisi bashkëpunimi i frytshëm me Shoqatën Shqiptare Iliria Koper. Nën drejtimin e Heset Ahmetit, tani është realizuar aspirata e tij shumëvjeçare për të pasur një libër në gjuhën shqipe. Ky edicion është botuar me mbështetjen financiare të Ambasadës së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Shkëlqesia e tij Valdet Sadiku, dhe përkthyer nga Dr. Pëllumb Qazimi, ish ambasador i dalluar shqiptar në Kroaci dhe Slloveni.
Të dy edicionet u prezantuan gjatë programit “We are Bruti” në Palazzo Bruti në Koper më 14 dhjetor 2024, nga ora 15 deri në 17 pasdite. Autor i librit është studiuesi, Peter Štoka. Z.Ahmeti u nda shumë i kënaqur me organizimin dhe praninë e shumë personaliteteve.
Edhe Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti e përshkruan këtë ngjarje me këto fjalë: „
Në zemër të sheshit Brolo të qytetit Kopër të Sllovenisë, qëndron e ngritur shtëpia e familjes Bruti që nga viti 1714. Kjo familje e njohur shqiptare me lidhje familjare në Durrës, Lezhë e Ulqin, ndër të tjera e lidhur edhe me familjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendosën përfundimisht në Kopër.
Në Muzeun Rajonal të Koprit, sot vizitova ekspozitën mbi shtëpinë e familjes Bruti, kuruar nga Meliha Fajić, e që përmban piktura, libra, dokumente e objekte të kësaj familje.
Përballë muzeut, Katedralja madhështore e Koprit, mban në piedestal altarin e restauruar nga artisti i famshëm i renesancës veneciane, Vittore Carpaccio, me titullin “Maria në fron me fëmijën dhe shenjtorët”. Këtë vepër madhështore nga viti 1516, e soditëm nga afër.
E vizita përfundoi në shtëpinë e Brutëve e cila që nga viti 1951 shërben si bibliotekë publike, për promovimin e librit “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” me autor Peter Štoka dhe me përkthim nga doktor Pëllumb Qazimi. Promovimi i këtij publikimi që u mundësua nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër në krye me Heset Ametin dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, mblodhi përfaqësues të shumtë të komunitetit dhe shoqatave shqiptare nga Sllovenia, Kroacia dhe nga Italia“. Gjithashtu edhe autori Peter Štoka e përshkruan si një ngjarje e veçant dhe e paharruar.
helveticALforum