BallinaAktualitetiKQZ: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikonfirmuar se të mërkurën, më 26 shkurt, do të fillojë numërimi i votave nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në të cilat u votua më 8 shkurt. Ky njoftim është bërë në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të martën.

Një ditë më herët, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, më shumë se 15 mijë, do të fillojë të mërkurën.

Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.

Në mbledhjen e KQZ u njoftua edhe për përfundimin e procesit të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosoës, respektiviht votimi përmes postës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera.

Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësive diplomatike, për të mundësuar krahasimin dhe shmangien e votimit të dyfishtë.

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve: 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024),  310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim),  24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare, 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit, 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim,  432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin, 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit dhe 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...