Nga: Dashnim HEBIBI, Mellingen
Mellingen, 14 prill 2025 – Në një kohë kur nevojat për kujdesin ndaj gjeneratës së tretë në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të theksuara, një model suksesi nga Zvicra po vjen me ofertë konkrete për të sjellë zgjidhje: kompania zvicerane am.pm.Spitex GmbH, me qendër në Mellingen, është e gatshme të kontribuojë me përvojën, standardin dhe ekspertizën e saj në Kosovë.

Ky projekt nuk është vetëm një ide, por një nevojë reale dhe urgjente për qindra familje kosovare, veçanërisht për mërgimtarët që kanë prindërit në atdhe dhe ballafaqohen me vështirësitë e përkujdesjes afatgjatë, gjithashtu edhe për ata mërgimarë që duan të shkojnë në pushime në atdhe dhe kujdesi ynë do të jetë edhe për këto raste me standardin e Zvicrës.
Znj. Fatmire Bajselmani, specialiste dhe drejtuese am.pm.Spitex, thekson:
“Ne kemi ndërtuar një model funksional në Zvicër. E dimë si funksionon, kemi përvojën, kemi profesionistët dhe jemi të gatshëm ta sjellim këtë sistem edhe në Kosovë. Duhet vetëm pak vullnet dhe mbështetje institucionale. Jemi të gatshëm edhe të përgadisim stafin tonë në Kosovë dhe të kemi punëtorë. Në Zvicër kemi mbi 70 punëtorë dhe shpresojmë shumë se edhe në Kosovë do të kemi edhe më shumë. Mjafton ta duash këtë profesion dhe të jesh human.”

Ky projekt do të mundësonte:
- Kujdes profesional në shtëpi për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personat me nevoja të veçanta.
- Shërbime mjekësore dhe infermierike të bazuara në standarde zvicerane.
- Kualifikim të stafit lokal përmes trajnimeve nga profesionistë të fushës.
- Qetësi mendore për mërgimtarët, që prindërit e tyre janë nën përkujdesje të sigurt dhe humane.
Zëri i mërgatës është i qartë – z. Fazli nga rrethina e Gjilanit, sot banor i Zvicrës, tregon:
“Prindërit tanë meritojnë kujdes të dinjitetshëm. Ne nuk duam t’i lëmë në mëshirë të kohës apo t’ua ngarkojmë familjarëve barrën ditë e natë. Një sistem si Spitex do të ishte shpëtim.”
Thirrje për Institucionet Kosovare: Mos ta humbasim këtë mundësi, ju presim për përkrahje!
am.pm.Spitex është e gatshme të fillojë projektin pilot në Kosovë, të sjellë njohuritë dhe strukturën organizative që ka funksionuar për vite në Zvicër. Tani është radha e institucioneve tona që të hapin dyert dhe të tregojnë vullnet për të ndërtuar diçka që e rrit dinjitetin e të moshuarve tanë.

Ky projekt nuk është përfitim privat. Është shërbim publik, human dhe patriotik. Është një mënyrë e civilizuar për të kujdesur për prindërit dhe gjyshërit tanë.
“Shërbimi do të jetë si në Zvicër. Me standard. Me përkushtim. Me zemër.” – e përfundon zonja Bajselmani.
Redaksia e SAM24.info (Qendra Mediale Shqiptare në Zvicër) mbështet fuqishëm këtë iniciativë dhe bën thirrje publike për bashkëpunim mes institucioneve vendore dhe mërgatës për të bërë realitet këtë model që do të ndryshojë jetën e mijëra familjeve.

Për më shumë informacion:
am.pm.Spitex GmbH
Zentralplatz 2B, 5507 Mellingen, Zvicër
Tel: 0800 33 44 11
Email: info@ampm-spitex.ch
Web: ampm-spitex.ch
Se si do të shkoj realizimi i këtij projekti dhe sa do të ketë përkrahje nga institucionet tona do t`ju njoftojmë gjatë ditëve në vazhdim. Po, mos harroni se ampm-spitex.ch ka një përvojë mbi një dekadëshe.
SAM24.info