POSTIMET E FUNDIT

Haxhiu: Do të jem sërish unë emri i propozuar për kryekuvendare

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit, pavarësisht se ka dështuar dy herë të marrë votat e nevojshme në seancat e fundit parlamentare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Haxhiu tha se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin.

Haxhiu konfirmoi se edhe në seancën e ardhshme, Vetëvendosje do të propozojë të njëjtin emër – atë të sajin.

Në dy votimet e mbajtura deri tani, Haxhiu ka marrë nga 57 vota, katër më pak se numri i nevojshëm për ta siguruar pozitën. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate nuk e ka mbështetur kandidaturën e saj./Tel

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB