POSTIMET E FUNDIT

LAJM

/ Nga Gëzime ABDULLI/ 

Fjala ‘lajm’ na ka ndjekur gjithë jetën

Mirë, pak apo keq, te lajmi e kemi ngushëlluar veten.

Qysh si fëmijë, më kujtohet

dhe e kam të freskët rëndësinë

se sa qetësi duhet të sigurohet

kur në TV, emisioni ‘lajme’ emetohet.

Aty ishte shpresa, ishte ardhmëria

nga ai lajm varej disponimi, atmosfera e harmonia.

Fjalë të vështira, të padëgjuara për ne

por përkthimin e tyre

në fytyrën e babit, haptazi e vije re.

Kështu, ditë pas dite, vit pas viti

lajmi na rrethonte

e neve na shuheshin ëndrrat

kur dikush edhe gazetën shfletonte

Bisedë pas bisede, interesim i madh

Në pritje të vazhdueshme

për të dëgjuar ndonjë lajm

Shumë herë në ditë, përpjekje e paparë

në radio, frekuencat për ti ndarë

se a do të bëhet mirë

një ditë për këta shqiptarë

 

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB