BallinaAktualitetiFushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore/ Të dielën 3,7 milionë shqiptarë i...

Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore/ Të dielën 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

-

Ditën e diel do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament.

Ndërkohë që sot është heshtje zgjedhje, mbrëmë PS dhe PD mbyllën fushatën zgjedhore në Tiranë ku dy liderët kryesorë të dy forcave politike në vend dha mesazhet e tyre për votuesit.

Socialistët zgjodhën “Parkun Olimpik” si vendin kryesor për të mbyllur fushatën zgjedhore, ndërsa demokratët u pozicionuan në krahun tjetër të Tiranës në “Bulevardin e Ri”.

Flamujt kuqezi të BE dhe SHBA mbizotëronin në të dyja “sheshet’ ku simpatizanët dhe anëtarët e dy forcave politike ishin grumbulluar.

Kryesocialisti Edi Rama ishte shoqëruar në këtë takim përmbyllës nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha shoqërohej nga strategu i fushatës së tij, amerikani Chris LaCivita.

Plot 1 orë e 30 minuta zgjati ky takim elektoral i të dyja forcave politike, ku ashtu siç ndodhi gjatë këtyre katër javëve që lamë pas, mesazhi kryesor i dy liderëve ishte i njëjtë.

Edi Rama kërkoi edhe njëherë votën për një mandat të katërt për të çuar Shqipërinë në BE, ndërsa Sali Berisha foli sërish për ulje taksash e rritje pagash e pensionesh.

Në të dyja mitingjet përmbyllëse ishin kandidatët e çdo qarku ata që përshëndetën të pranishmit para se të flinin liderët respektivë, Rama dhe Berisha.

Ndryshe nga mitingu i PS në atë të PD folën edhe miqtë e ftuar të Berishës, Elmar Brok dhe strategu i fushatës Chris LaCivita, ndërsa përshëndeti me një fjalë nga qelia edhe aleati i PD-së Ilir Meta, i cili do të jetë në listë të hapur, njofton oranews.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

«Katërstinori» i Tonin Nikollit u përurua në Cyrih

0
Një mbrëmje letrare kushtuar poezisë, kohës dhe përjetimeve njerëzore Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, më 11 tetor 2026,...