/ Nga Behgjet PACOLLI, Ish-President i Republikës së Kosovës
Në çdo kohë, në çdo sfidë, shqiptari ka gjetur forcën dhe qëndrueshmërinë tek familja. Ajo është institucioni më i shenjtë, i mbijetuar shekujve, ruajtësi i identitetit dhe vlerave tona kombëtare.
Sot, për fat të keq, shohim politika që synojnë ta dobësojnë këtë themel, që duan të zhvendosin besimin nga prindërit tek dogmat e një propagande të rrezikshme të nxitur nga kultura wonk e ekstremit të majtë.
Fëmijët e secilit besojnë tek babai dhe nëna e tyre, jo tek pallavrat e politikanëve, e aq më pak tek politika që cenon familjen dhe strukturën sociale të kombit tonë si çka po ben disa politikanë!
Familja duhet të ruhet e shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve.
Sot përballemi me një strategji të qartë që synon të thyejë e të shkatërrojë këto dy shtylla të ekzistencës sonë: familjen dhe identitetin kombëtar.
Kjo nuk është një çështje politike, por ekzistenciale. Kush godet familjen, godet vetë qenien tonë si komb. Dhe kjo është diçka që nuk mund të pranohet!